Ndryshimi i Pronësisë së Mjetit

You are here

Nëse zotëroni kontratë shitblerje të mjetit/kontratë dhurimi/dëshmi trashëgimie, ju duhet të paraqiteni brenda 30 ditëve nga data e hartimit të dokumentit të fitimit të pronësisë, pranë sporteleve të DRSHTRR për ndryshimin e pronësisë dhe përditësimin e dokumenteve të mjetit me të dhënat tuaja në sistem.

Dokumenta

  • Dokument identifikimi;
  • Kontratën e shitblerjes/e dhurimit/shitblerje me ankand/dëshminë e trashëgimisë, vendim nga Gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj, faturë tatimore shitje, etj.;
  • Lejen e Qarkullimit dhe Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit) me të dhënat e mëparshme të Shitësit;
  • Certifikatën e kontrollit teknik, të vlefshme (Nëse nuk është e vlefshme duhet të bëjë identifikimin e treguesve teknik të mjetit duke u pajisur me certifikatën përkatëse).

Cilido që nuk paraqitet brenda afateve ligjore për ndryshimin e pronësisë, referuar nenit 93, të Kodit Rrugor, për automjete, motomjete dhe rimorkio, ndëshkohet me masë administrative “gjobë”.

Gjoba

  • Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë deri në 1 vit - 20,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë.

Ndërsa për makinat bujqësore, referuar nenit 109, të Kodit Rrugor:

  • Për shkelje të afatit mbi 10 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 2,500 lekë;
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 5,000 lekë;
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 10,000 lekë.