Ndryshime Konstruktive

You are here

Ndryshim konstruktiv quhet procedura përmes së cilës në një mjet kërkohet të realizohet ndryshimi i një ose më shumë karakteristikave konstruktive ose funksionale, si dhe i sistemeve apo pajisjeve të tij, të cilat pasqyrohen në lejen e qarkullimit.

Kësaj procedure mund t'i   nënshtrohen:

  • mjetet e zhdoganuara me çlirim për qarkullim të lirë, pasi kanë përfunduar procedurën e identifikimit të treguesve teknik;
  • mjetet që janë të regjistruara në Arkivin Kombëtar të Mjeteve të Republikës së Shqipërisë.

Si të aplikoni?

Për të nisur procedurën, duhet të kryeni aplikimin online për marrjen e miratimit nga DPSHTRR. Pas shqyrtimit të kërkesës, ndryshimi do të trajtohet sipas një prej procedurave të mëposhtme.

Apliko për Ndryshim Konstruktiv

PROCEDURË E LEHTËSUAR:

Kjo procedurë zbatohet për ndryshime që nuk kërkojnë kontroll dhe provë nga subjekte të licencuara nga MIE.

Llojet e ndryshimeve konstruktive që trajtohen me procedurë të lehtësuar janë:

  1. Reduktimi i numrit të vendeve

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.
  3. Pas miratimit, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit
  1. Ndryshimi i llojit të mjetit nga A.T.P. në autoveturë

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit. 
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.
  3. Pas miratimit, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit
  1. Ndryshimi i ngjyrës së mjetit

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.
  3. Kryeni ndërhyrjen në mjet pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1, ku pajiset me faturën me TVSH ose faturën e thjeshtë tatimore të shoqëruar me kuponin tatimor dhe vërtetimin për ndryshimin e ngjyrës.
  4. Pas përfundimit të ndërhyrjes, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin e kryer, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Veshja e mjetit me material adeziv

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit. 
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR. 
  3. Kryeni ndërhyrjen në mjet pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1., ku pajiset me faturën me TVSH ose faturën e thjeshtë tatimore të shoqëruar me kuponin tatimor dhe vërtetimin për veshjen e adezivit.
  4. Pas përfundimit të ndërhyrjes, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin e kryer, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshimi i përmasave të gomave të mjetit

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.  
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR. 
  3. Pas miratimit, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit
  1. Ndryshimi i destinacionit të përdorimit nga autoshkollë në përdorim vetjak

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit. 
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.
  3. Pas miratimit, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit
  1. Ndryshimi i destinacionit të përdorimit nga mjet për personat me aftësi të kufizuara në përdorim vetjak

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.  
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR. 
  3. Pas miratimit, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.

  1. Ndryshime të tjera

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit. 
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.
  3. Pas miratimit, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit

Shënim: Ju do të njoftoheni brenda 2 (dy) ditëve pune për konfirmimin ose për informacion të mëtejshëm lidhur me aplikimin.

PROCEDURË NORMALE:

Procedura normale zbatohet për ato  ndryshime që kërkojnë ndërhyrje mekanike të specializuara, të kryera nga subjekte të licencuara, dhe që më pas i nënshtrohen kontrollit dhe provës nga subjektet përkatëse të licencuara nga MIE

Llojet e ndryshimeve konstruktive që trajtohen me procedurë  normale janë:

  1. Instalimi i impiantit të gazit

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.
  3. Instaloni impiantin e gazit pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1.
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.
  5. Pas përfundimit të procedurës, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin e kryer dhe kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshimi i kutisë së shpejtësisë

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit. 
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR. 
  3. Kryerja e ndryshimit pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1.
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon Certifikatën e Miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik. 
  5. Pas përfundimit të procedurës,paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin  e kryer dhe kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshimi i njësisë motorike të mjetit

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.  
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.  
  3. Kryerja e ndryshimit pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1.  
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon
  5. Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.  
  6. Pas përfundimit të procedurës,paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton  Ndryshimin e kryer dhekontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshimi i llojit, kategorisë dhe destinacionit të mjetit

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.   
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.   
  3. Kryerja e ndryshimit prane një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1. 
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.   
  5. Pas përfundimit të procedurës,paraqituni me mjetin pranë  DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton  ndryshimin e kryer dhe kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshimi i destinacionit të mjetit

Hapat që duhet të ndiqni:

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.    
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.    
  3. Kryerja e ndryshimit prane një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1. 
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon
  5. Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.    
  6. Pas përfundimit të procedurës, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton  ndryshimin e kryer dhe kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Instalimi i ganxhës për tërheqjen e rimorkios

Hapat që duhet të ndiqni: 

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.     
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.     
  3. Kryerja e ndryshimit pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1. 
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.     
  5. Pas përfundimit të procedurës, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin e kryer dhe kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshimi i karrocerisë

  1. Ndryshimi i llojit të karburantit

  1. Ndryshimi i numrit total të vendeve

  1. Ndryshimi i krahut të sistemit të drejtimit

Hapat që duhet të ndiqni:  

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.      
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.      
  3. Kryerja e ndryshimit pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1.  
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.      
  5. Pas përfundimit të procedurës,paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin e kryer dhe Kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.
  1. Ndryshime të tjera

Hapat që duhet të ndiqni:  

  1. Aplikoni për ndryshimin konstruktiv të mjetit.      
  2. Aplikimi shqyrtohet dhe miratohet nga DPSHTRR.      
  3. Kryerja e ndryshimit pranë një subjekti të licencuar me kodin VII.3.B.1. 
  4. Kryeni kontrollin dhe provën e mjetit pranë një subjekti të licencuar nga MIE, i cili lëshon Certifikatën e miratimit të ndryshimit dhe Procesverbalin e Komisionit Teknik.      
  5. Pas përfundimit të procedurës, paraqituni me mjetin pranë DRSHTRR-së, së bashku me dokumentacionin që vërteton ndryshimin e kryer dhe Kontroll provën, për verifikimin e ndryshimit dhe përditësimin e të dhënave në lejen e qarkullimit.