Pajisja me targë të personalizuar
Të drejtë aplikimi për t’u pajisur me targë të personalizuar ka çdo individ (i identifikuar me NID), dhe çdo subjekt (i identifikuar me NUIS aktiv), që ka në pronësi ose me qira financiare një automjet. Gjatë aplikimit, individi apo subjekti përcakton formatin e targës, bën përzgjedhjen e kombinimit të dëshiruar dhe plotëson të dhënat e detyrueshme në rubrikat përkatëse.
Aplikimi merret në shqyrtim nga sektori përkatës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Specialisti që merr në shqyrtim aplikimin vijon me verifikimet e nevojshme dhe merr aprovimin për klasifikimin e targës së kërkuar nga Komisioni i Censurës.
Nëse kërkesa i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara në Rregullore, specialisti jep aprovimin për vijimin e procedurës së pajisjes me targë të personalizuar. Aplikanti duhet të kryejë pagesën për tarifën e targës së personalizuar brenda 5 (pesë) ditësh nga dërgimi i faturës. Nëse kjo pagesë nuk do të kryhet brenda afatit të përcaktuar, porosia do të anulohet. Targa e personalizuar do të prodhohet vetëm pas marrjes së konfirmimit të pagesës.
Në rast se kombinimi i kërkuar bie në kundërshtim me kriteret e përmendura më sipër, aplikimi do të refuzohet nëpërmjet një përgjigje të argumentuar.
Pas konfirmimit të pagesës, aplikanti ka të drejtë të marrë në dorëzim targën e tij të personalizuar në Drejtorinë Rajonale përkatëse brenda 1 (një) viti. Nëse rast se aplikanti nuk paraqitet për të marrë në dorëzim targën e tij brenda afatit, DPSHTRR ruan të drejtën të nxjerrë sërish në shitje kombinimin.
Në rast se mjeti ka qenë i pajisur më parë me një targë të zakonshme, aplikanti duhet të dorëzojë paraprakisht këtë targë, për të marrë në dorëzim targën e re.
Komisioni i censurës
Komisioni i Censurës ka si funksion kryesor konfirmimin e klasifikimit të kërkesave për targa të personalizuara, si dhe censurimin e kombinimeve që bien në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në Rregullore. Komisioni i Censurës formohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.
Karakteret e Lejuara për Kombinime
- Karakteret alfabetike (shkronjat): A; B; C; D; E; F; G; H; I; J; K; L; M; N; O; P; Q; R; S; T; U; V; X; Y; W; Z.
- Karakteret numerike: 0; 1; 2; 3; 4; 5; 6; 7; 8; 9.
- Kombinimet mes karaktereve alfabetike dhe numerike, si dhe formatet e lejuara të targave të personalizuara, përcaktohen në vijim:
| Karaktere |
Shkronja |
Numra |
Formati
|
| |
|
|
520x112 |
305x153 |
360x100 |
|
7 karaktere
|
2 |
5 |
Po |
Po |
Po |
| 3 |
4 |
Po |
Po |
Po |
| 4 |
3 |
Po |
Po |
Po |
| 5 |
2 |
Po |
Po |
Po |
|
6 karaktere
|
2 |
4 |
Po |
Po |
Po |
| 3 |
3 |
Po |
Po |
Po |
| 4 |
2 |
Po |
Po |
Po |
|
5 karaktere
|
2 |
3 |
Po |
Po |
Po |
| 3 |
2 |
Po |
Po |
Po |
Në kombinimet e targave të personalizuara mund të përdoren karakteret zëvendësuese, si më poshtë vijon:
Në kombinimet e targave të personalizuara mund të përdoren karakteret zëvendësuese (ekuivalente të njëra-tjetrës), si më poshtë vijon:
| Numra |
0 |
1 |
2 |
3 |
4 |
5 |
6 |
7 |
8 |
| Shkronja |
O |
I |
R |
E |
A |
S |
G |
Z |
B |
Kufizimet për Kombinimet e Karaktereve të Targave të Personalizuara
- Për targat e personalizuara me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere alfabetike (shkronja), për të formuar kombinimin e targës;
- Për targat me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere numerike, për të formuar kombinimin e targës;
- Numri maksimal i lejuar i karaktereve identike (alfabetike ose numerike), të vendosura në sekuencë të njëpasnjëshme, është 4 (katër);
- Numri maksimal i kombinimeve me seri të përsëritura, nuk mund të jetë më shumë se 2 (dy) seri (si p.sh. X0X0, ABAB, etj.);
- Shkronja “O” dhe numri “0”, si dhe shkronja “I” dhe numri “1”, të cilat pasqyrojnë ekuivalencë, nuk mund të vendosen në mënyrë të njëpasnjëshme në të njëjtin kombinim, për shkak të vështirësisë në interpretimin e targës;
- Çdo simbol që nuk është shkronjë ose numër (si për shembull “-”, “.”, “@”, “#”, “$”, “&”, etj.) nuk mund të përdoret për kombinimin e targës;
- Kombinimet që imitojnë formatet e targave të përdorura në të shkuarën, si për shembull “TR 0000 A”;
- Kombinimet sipas formatit aktual të autoveturave, të cilat janë në përdorim ose përdorur më parë nga një mjet tjetër, pavarësisht nga lloji i mjetit (si për shembull “AA 000 AA”, etj.). Formati aktual i përdorur për autoveturat me kombinimin e karaktereve “AA 000 AA” (dy shkronja - tre numra - dy shkronja) nuk do të lejohet për përdorim në targat e personalizuara deri në kombinimin AD 999 ZZ.
- Kombinimet që imitojnë formatet e targave, sipas kategorive të përshkruara në tabelën nr. III në vijim, nuk do të miratohen si targë e personalizuar:
- Kombinimet që kanë ngjashmëri me një targë të personalizuar të lëshuar më parë, kur ndryshon vetëm 1 (një) karakter numerik ekuivalent (imitues i shkronjave), nuk do të lejohen, pasi shkaktojnë vështirësi në identifikimin ndërmjet dy targave (për shembull, nëse një targë është lëshuar me një shkronjë "S" në kombinimin e saj dhe një kërkesë identike është paraqitur duke zëvendësuar vetëm shkronjën "S" me një "5", ajo targë nuk do të miratohet. Nëse kombinimi i kërkuar përmban më shumë se një numër/shkronjë zëvendësuese, nuk do të ketë pengesë për pajisjen me targë, për sa kohë respektohen të gjithë kriteret e tjera. Për ilustrim, nëse është lëshuar një targë me kombinimin OFFICE, nuk do të pranohet një kërkesë për pajisje me targën OFF1CE, por mund të pranohet kombinimi 0FF1CE ose kombinimi OFF1C3).
Tabela 1
| TARGA SIPAS LLOJIT DHE PËRDORIMIT TË MJETIT |
FORMATI |
| Targa e mjeteve rrugore të shërbimit taksi |
AA 000 T |
| Targa e motomjeteve |
AA 000 |
| Shenja dalluese e identifikimit (targë ciklomotori) |
C AA 000 |
| Targa provë e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore |
AA 0 PROV |
| Targa provë e motomjeteve |
A 0 PROV |
| Targa e përkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore dhe teknologjike |
AA 0 PRK |
| Targa e përkohshme për motomjetet |
A 0 PRK |
| Targa e mjeteve rrugore të trupit diplomatik |
CD 0000 A |
| Targa e motomjeteve të trupit diplomatik |
CD 00 AA |
| Targa e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik |
TR 0000 A |
| Targa e motomjeteve të shërbimit të trupit diplomatik |
TR 00 AA |
| Targa e makinave bujqësore |
AA MB 00 |
| Targa e makinave teknologjike |
AA MT 00 |
| Targa e rimorkiove |
AA R 000 |
| Targa e rimorkiove bujqësore |
AA RB 00 |
| Targa e rimorkiove teknologjike |
AA RT 00 |
| Targa e mjeteve rrugore të policisë |
MB 000 AA |
| Targa e motomjeteve të policisë |
MB 00 A |
| Targa e mjetit të hershëm rrugor |
R 000 AA |
| Targa e motomjetit të hershëm rrugor |
R 00 AA |
| Targa e ciklomotorit të hershëm rrugor |
R 000 A |
| Targa e mjetit të hershëm rrugor të koleksionit |
K 000 AA |
| Targa e motomjetit të hershëm rrugor |
K 00 AA |
| Targa e ciklomotorit të hershëm rrugor |
K 000 A |
| Targat e automjeteve të shërbimit të konsujve të nderit |
HCC 0000 |
Kombinimet që imitojnë formatet e targave të lëshuar para datës 1.9.2010 (targa model i vjetër), me shenja sipas ndarjes administrative, të përcaktuar në shtojcën IX të VKM-së Nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, sipas tabelës 4, si më poshtë, nuk do të miratohen si targë e personalizuar:
Tabela 2
| Nr. |
Shenja |
Rrethi |
Nr. |
Shenja |
Rrethi |
Nr. |
Shenja |
Rrethi |
| 1 |
BR |
Berati |
13 |
ER |
Kolonja |
25 |
PE |
Peqini |
| 2 |
BZ |
Bulqiza |
14 |
KO |
Korça |
26 |
PR |
Permeti |
| 3 |
MT |
Burreli |
15 |
KR |
Kruja |
27 |
DI |
Peshkopia |
| 4 |
DL |
Delvina |
16 |
KV |
Kuçova |
28 |
PG |
Pogradeci |
| 5 |
DV |
Devolli |
17 |
KU |
Kukesi |
29 |
PU |
Puka |
| 6 |
DR |
Durresi |
18 |
LA |
Kurbini |
30 |
SR |
Saranda |
| 7 |
EL |
Elbasani |
19 |
LE |
Lezha |
31 |
SH |
Shkodra |
| 8 |
FR |
Fieri |
20 |
LB |
Librazhdi |
32 |
SK |
Skrapari |
| 9 |
GJ |
Gjirokastra |
21 |
LU |
Lushnja |
33 |
TP |
Tepelena |
| 10 |
GR |
Gramshi |
22 |
MK |
Mallakastra |
34 |
TR |
Tirana |
| 11 |
HS |
Hasi |
23 |
MA |
Malesia e Madhe |
35 |
BC |
Tropoja |
| 12 |
KJ |
Kavaja |
24 |
MR |
Mirdita |
36 |
VL |
Vlora |
Formatet e targave janë:
Tabela 3
| TARGAT SIPAS LLOJIT TË MJETIT |
FORMATI |
| Targë (shenjë) ciklomotori |
TR000A |
| Targë motomjeti |
TR000A |
| Targë mjeti buxhetor e privat |
TR0000A |
| Targë e mjeteve në shërbim taksi |
TR000A(TAXI) |
| Targë e përkohshme |
TR000AP |
| Targë e mjeteve të trupit diplomatik |
CD0000 |
| Targë e mjeteve të shërbimit të trupit diplomatik |
TR0000 |
| Targë e mjeteve të policisë |
POLICIA0000 |
| Targë e mjeteve në provë |
TR000PR |
Kufizimet ne permbajtjen e nje targe te personalizuar
-
Gjuhë fyese, e turpshme dhe zhargon përçmues:
- Gjuhë fyese, vulgare, poshtëruese, e turpshme, etj.
- Zhargon fyes (në çdo gjuhë), mesazhe përçmuese, etj.
-
Figura politike, personalitete, zyrtarë dhe funksionarë të Shtetit:
- Shprehje të opinionit politik, përkatësisë partiake apo përkatësisë në organizata/lëvizje politike të ndaluara;
- Mesazhe me kuptim negativ ose përçmues në lidhje me Shtetin dhe institucionet shtetërore;
- Kombinimet që sugjerojnë në mënyrë të rreme përkatësinë ose përfshirjen në një institucion publik, trupa diplomatike (CD, HCC, etj.) dhe/ose organet e zbatimit të ligjit;
- Referencë për figura apo personalitete të njohura;
- Numrat e identifikimit të simboleve të punonjësve të policisë.
-
Mesazhe dhune dhe veprimtarie kriminale:
- Mesazhe ose kuptime që mund të lidhen me dhunën, si dhe me nxitjen e diskriminimit ose paragjykimit ndaj individëve;
- Veprimtari të paligjshme ose kriminale të çdo lloji.
-
Përmbajtje fetare:
- Mesazhe fetare ose profane;
- Përdorimi i figurave të adhuruara në fe të ndryshme, i titujve fetarë apo emërtimeve formale brenda fesë.
-
Droga/alkooli:
- Referencë për përdorimin ose shitjen e drogave të ligjshme ose të paligjshme;
- Referencë për efektet e drogës ose alkoolit;
- Fjalë të lidhura me alkoolin, duke përfshirë markat.
-
Përmbajtje seksuale:
- Mesazhe apo kuptime/nënkuptime seksuale.
-
Diskriminimi i të drejtave të njeriut:
- Mesazhe që shprehin përbuzje, tallje ose paragjykim të racës, fesë, origjinës etnike, prejardhjes, vendit të origjinës, shtetësisë, besimit, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, moshës, statusit social, statusit familjar, karakteristikave fizike, aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.
-
Qartësia dhe lexueshmëria për zyrtarët e zbatimit të ligjit:
- Kombinimet që gjykohen të vështira për t’u lexuar/interpretuar. Këtu përfshihen edhe kombinimet me më shumë se 4 karaktere identike në sekuencë të njëpasnjëshme, seritë e përsëritura, ose kombinimet shkronjë + numër zëvendësues, të vendosura në sekuencë të njëpasnjëshme;