Aplikimi/Humbja ose Vjedhja/Kthimi për Kartë Tahografi Kontrollor Nominale

You are here

Karta tahografi për kontrollorët e Task-Forcës së Transportit Rrugor

Struktura përfituese

  • Task-Forca e Transportit Rrugor

Aplikimi dhe dokumentacioni

Kërkesa zyrtare depozitohet pranë Drejtorisë Rajonale të DPSHTRR-së përkatëse dhe duhet të shoqërohet me:

  • Formular aplikimi, i plotësuar dhe i nënshkruar nga aplikanti;
  • Dokument identifikimi;
  • Fotografi të mbajtësit;
  • Autorizim nominal, të lëshuar nga Task-Forca e Transportit Rrugor.

Karakteristikat e kartës

  • Karta e tahografit është personale (nominale);
  • Identifikon kontrollorin e autorizuar;
  • Në rast largimi nga detyra:
    • përgjegjësi i kontrollit rrugor duhet të njoftojë DPSHTRR-në në të njëjtën ditë (me shkrim dhe telefon);
    • njoftimi me shkrim konfirmohet nga drejtori rajonal;
    • karta bëhet e pavlefshme dhe administrohet në dosje.

Në rast humbjeje ose vjedhjeje:

  • mbajtësi duhet të bëjë denoncim pranë autoriteteve kompetente;
  • pas konfirmimit të denoncimit në DRSHTRR, depozitohet kërkesa për kartë të re, me dokumentacionin përkatës.

Kthimi i kartës së tahografit

  • Mbajtësi mund ta kthejë kartën në çdo moment;
  • Kthimi bëhet me kërkesë të arsyetuar, të konfirmuar nga përgjegjësi i kontrollit rrugor;
  • Karta bëhet e pavlefshme dhe administrohet në dosje;
  • Çdo kërkesë e re trajtohet si aplikim i ri.

Shënim: Përdorimi i kartës së tahografit për kontrollorët është i lidhur me ushtrimin e funksioneve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së transportit rrugor, sipas legjislacionit në fuqi.