Përjashtohen nga pagesa e Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura

You are here

Përjashtohen nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura:

  • Mjetet në pronësi të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, që gëzojnë status diplomatik, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, duke zbatuar parimin e reciprocitetit;
  • Personat fizikë apo juridikë, të cilët deklarojnë se nuk do të qarkullojnë me mjete në pronësi të tyre gjatë vitit kalendarik, përkohësisht vetëm një herë brenda një viti kalendarik, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe që dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, targën dhe lejen e qarkullimit, me kusht që të kenë paguar detyrime të prapambetura, nëse kanë.
  • Pagesat e taksës së mjeteve të bllokuara ose të lëna në ruajtje me vendim të gjykatës, të prokurorisë, për periudhën në të cilën mjeti ose dokumentacioni i mjetit ka qenë i bllokuar dhe pagesat e taksës së mjeteve të vjedhura, të djegura, të shkatërruara nga aksidentet, të vërtetuara nga organet e prokurorisë.
  • Autoveturat tip deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë, personat me aftësi të kufizuara që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse, dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale e jo për veprimtari private;
  • Makinat bujqësore.
  • Mjetet historike që kanë fituar statusin RETRO sipas kushteve të përcaktuara në www.retro.al ;
  • Mjetet e reja (0-3 vjet).
  • Mjetet elektrike
  • detyrimet e prapambetura të taksës vjetore për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara me vendim të formës së prerë të gjykatës, të cilat i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuaraose Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për qëllime përdorimi apo rishitjeje.

Për rastet përjashtimore të taksës së mjeteve të përdorura paguhet tarifë shërbimi në shumën 200 lekë me TVSH në vit.


PËRJASHTIMIN NGA TVMP PËR INVALIDËT E PUNËS, PERSONAT E VERBËR, TË SËMURËT PARAPLEGJIKË DHE TETRAPLEGJIKË

Për invalidët e punës, personat e verbër, të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe personat me aftësi të kufizuar, për përjashtimin nga TVMP-ja, për çdo vit përjashtimi bëhet vetëm kur veprimet bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që:

  • Dosja e mjetit e qytetarit me status “invalid” dhe dosja e invaliditetit e tij duhet të jenë nën juridiksionin territorial të Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin qytetari me status “invalid” sipas Regjistrit të Gjendjes Civile.
  • Të jetë i pajisur me librezën e invaliditetit, lëshuar nga Shoqata e Invalidëve ose librezën e paraplegjiku/tetraplegjiku lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror.
  • Të ketë një nga dokumentet e mëposhtme;
  • Vërtetim të KMCAP-it, i siguruar nga vetë qytetari me status “invalid”, nëpërmjet portalit e-Albania;
  • Vërtetimin origjinal të KMCAP-it ose i noterizuar, lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për periudhën përkatëse të invaliditetit;
  • Kopje e vendimit të Komisionit të Përcaktimit të Verbërisë lëshuar nga Komisioni Mjekësor i Përcaktimit të Verbërisë KMCAP-it për personat e verbër pasi verifikohet origjinali;
  • Vërtetimin, e siguruar nga vetë qytetari me status “invalid”, nëpërmjet portalit e-Albania, që nuk zhvillon aktivitet privat.
  • Dokument identifikimi i personit me status “invalid” që ka në pronësi mjetin”.