Transferimi i selisë së autoshkollës
Ndryshimi i vendndodhjes së autoshkollës bëhet duke paraqitur kërkesë me shkrim pranë QKB dhe DPSHTRR, të paktën 30 ditë përpara transferimit.
Dokumentacioni
Subjekti dorëzon në DPSHTRR:
- Licencën VII.3.A.1 me adresën e re;
- Vendimin Miratues ose lejen ekzistuese të aktivitetit;
- Dokumentet e pronësisë ose kontratën e qirasë + planimetrinë;
- Dokumentin e pagesës për verifikim;
- Dokumentin e pagesës për pajisje me Vendim Miratues.
Verifikimi
- Kryhet nga komision i DPSHTRR brenda 30 ditëve;
- Nëse kushtet plotësohen:
- lëshohet Vendim Miratues për adresën e re;
- përditësohen të dhënat në sistem.
Autoshkolla fillon aktivitetin në adresën e re vetëm pas miratimit.
Shtimi i një kategorie në veprimtarinë e autoshkollës
Dokumentacioni
- Licencë e përditësuar VII.3.A.1;
- Vendimi Miratues ekzistues;
- Dokumentet e instruktorit (kontratë, DAP, leje drejtimi);
- Dokumentet e mjetit (leje qarkullimi, siguracion, kontroll teknik);
- Akti i vlerësimit teknik të mjetit.
Procedura
- DRSHTRR verifikon dokumentacionin;
- Kryhet vlerësimi teknik i mjetit;
- DPSHTRR lëshon Vendim Miratues të përditësuar.
Vendimi i ri përfshin të gjitha kategoritë aktive.
Heqja e një kategorie nga autoshkolla
Rasti 1: Nga DPSHTRR (pas kontrollit)
Kur nuk plotësohen kushtet (mungesë mjeti/instruktori), subjekti autoshkollë paraqet:
- Kërkesë për heqje kategorie;
- Licencë e përditësuar;
- Vendimi ekzistues;
- Deklaratë për statusin e mjetit (pezullim, shitje, çregjistrim).
DPSHTRR lëshon vendim të përditësuar.
Rasti 2: Me kërkesë të subjektit
- Kërkesë pranë DRSHTRR;
- Licencë e përditësuar;
- Vendimi ekzistues;
DPSHTRR lëshon vendim të ri për kategoritë e mbetura.
Transferimi i regjistrimit të kandidatit nga një autoshkollë në një tjetër
Rastet kur kandidatët për drejtues mjeti transferohen nga një autoshkollë në një tjetër janë kur:
- aktiviteti i autoshkollës është pezulluar ose ndërprerë;
- zgjidhet kontrata ndërmjet kandidatit dhe autoshkollës;
- kandidati ndryshon vendbanim;
- kandidati paraqet kërkesë të arsyetuar.
Kërkesa për transferim (sipas modelit të miratuar) mund të paraqitet nga:
- përfaqësuesi ligjor i autoshkollës ku është i regjistruar kandidati;
- kandidati.
Dokumentacioni për transferim regjistrimi dorëzohet në DRSHTRR ku është i regjistruar kandidati dhe përfshin:
- kërkesën sipas modelit të miratuar (për rastet kur kërkohet vijimi i sërisë së provave praktike të mbetura, shënon gjithashtu targën e mjetit dhe instruktorin të praktikës me të cilin do të vijojë provat e mbetura);
- dokument identifikimi të vlefshëm të kandidatit;
- Lejen mod. DD/T ose Autorizimin mod. DD/P të plotësuar në të gjitha fushat në seksionin e autoshkollës (vetëm për rastet kur kandidati ka përfunduar përgatitjen teorike ose praktike);
- faturën që vërteton pagesën për transferim dosje (vetëm për rastet kur kërkohet transferimi i regjistrimit në një DRSHTRR tjetër).
Për rastet kur kandidatët e regjistruar në autoshkollë nuk e kanë përfunduar përgatitjen teorike në autoshkollën ku ishin të regjistruar, pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, kryerjes së pagesave përkatëse dhe regjistrimit në autoshkollën tjetër, fillojnë kursin përgatitor teorik nga e para. Certifikata mjekësore e kandidatit duhet të jetë e vlefshme.
Për rastet kur kandidatët e regjistruar në autoshkollë kanë kryer ciklin e plotë të përgatitjes teorike dhe nuk janë marrë në prova, ose janë marrë në prova dhe nuk kanë fituar provën e teorisë, kandidatët do të vazhdojnë serinë e provave të teorisë, të pakryera.
Për rastet kur kandidatët e regjistruar në autoshkollë nuk e kanë përfunduar përgatitjen praktike në autoshkollën ku ishin të regjistruar, pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, kryerjes së pagesave përkatëse dhe regjistrimit në autoshkollën tjetër, fillojnë kursin përgatitor praktik nga e para. (Regjistrimi për përgatitjen praktike kryhet kur kandidati ka një teori të vlefshme). Certifikata mjekësore e kandidatit duhet të jetë e vlefshme.
Për rastet kur kur kandidatët e regjistruar në autoshkollë kanë kryer ciklin e plotë të përgatitjes praktike dhe nuk janë marrë në prova për verifikimin e aftësive të sjelljes ose janë marrë në prova dhe nuk kanë fituar, kandidatët do të vazhdojnë serinë e provave për verifikimin e aftësive drejtuese e të sjelljes, të pakryera.
Përditësimi i të dhënave të autoshkollës
Autoshkolla duhet të njoftojë DRSHTRR për çdo ndryshim:
- Personeli (mësues, instruktorë, drejtues teknik);
- Mjetet (kontroll teknik, siguracion);
- Autorizimet për praktikë dhe prova;
- Shtim/heqje mjetesh;
- Ndryshime në staf;
- Rregullorja dhe orari.
Përditësimi
- DRSHTRR verifikon dokumentacionin;
- Përditëson sistemin informatik dhe dosjen administrative.
- Garanton përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi.
Shënim: Të gjitha ndryshimet në aktivitetin e autoshkollës kërkojnë verifikim dhe miratim nga DPSHTRR, dhe hyjnë në fuqi vetëm pas përditësimit zyrtar në sistem.