Pajisja me Leje Drejtimi për Kategorinë C1E-CE-D1E-DE

You are here

Kushtet për pajisjen me Leje Drejtimi për kategorinë C1E-CE-D1E-DE

  • Mosha minimale 
    20 vjeç për marrjen e kategorisë C1E (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C1);
    22 vjeç për marrjen e kategorisë CE (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C);
    22 vjeç për marrjen e kategorisë D1E (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë D1);
    25 vjeç për marrjen e kategorisë DE (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë D).

 

  • Afati maksimal i vlefshmërisë: 5 vjet për persona deri në moshën 70 vjeç.
  • Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorisë CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave me ngarkesë të plotë nuk është më shumë se 20 tonë.
    Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorive D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet pajisja me Leje Drejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.

 

  • Procedura:
    • Regjistrim në autoshkollë të licencuar;
    • Ndjekje e programit të miratuar;
    • Marrja e lejes së drejtimit bëhet me lidhje rimorkio + provë praktike

Kombinimet e mjeteve dhe rimorkiove që mund të drejtohen

Kategoria e Lejes së Drejtimit

Lloji i mjetit

Specifikime teknike / kufizime

C1E

Kombinim mjeti (C1 + rimorkio / gjysmërimorkio)

Rimorkio > 750 kg

Masa maksimale e autorizuar e kombinimit ≤ 12000 kg

Kombinim mjeti (B + rimorkio / gjysmërimorkio)

Rimorkio > 3500 kg

Masa maksimale e autorizuar e kombinimit ≤ 12000 kg

CE

Kombinim mjeti (C + rimorkio / gjysmërimorkio)

Rimorkio > 750 kg

D1E

Kombinim mjeti (D1 + rimorkio / gjysmërimorkio)

Rimorkio > 750 kg

DE

Kombinim mjeti (D + rimorkio / gjysmërimorkio)

Rimorkio > 750 kg

 

Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes (prova praktike)

Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:

  • Kërkesën për kryerje shërbimi;
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm; (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qendrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • fotokopje të Leje Drejtimit që zotëron;
  • faturën e fiskalizuar që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit.

Pagesa e shërbimit – 3,500 lekë.

DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj.

Pagesa e riprovimit – 2,800 lekë.

Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi. 

Prova e aftësive drejtuese e të sjelljes (prova praktike)

Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:

  • dokument identifikimi të vlefshëm;
  • “AUTORIZIM” model DD/P të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).

Zhvillimi i provës praktike

  • Kohëzgjatja: 45 minuta;
  • Provimi zhvillohet sipas Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.