Kartat e Memories për Tahografin Digjital

You are here

Kartat e memories për tahografin digjital janë dokumente të lëshuara nga autoritetet kompetente, të cilat përdoren për identifikimin e përdoruesve dhe për regjistrimin, ruajtjen dhe administrimin e të dhënave të aktivitetit në transportin rrugor.

Karta e drejtuesit të mjetit

Karta e drejtuesit të mjetit është një kartë tahografi e lëshuar për një drejtues të veçantë.

  • Identifikon drejtuesin e mjetit;
  • Lejon regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave mbi aktivitetin e tij (kohë drejtimi, pushimi, etj.).

Karta e shoqërisë

Karta e shoqërisë është një kartë tahografi e lëshuar për pronarin ose zotëruesin e mjeteve të pajisura me tahograf.

  • Identifikon shoqërinë;
  • Lejon:
    • aksesin në të dhënat e regjistruara;
    • transferimin elektronik të tyre;
    • printimin e të dhënave të ruajtura në pajisjen e regjistrimit.

Karta e kontrollit

Karta e kontrollit lëshohet për organet përgjegjëse për kontrollin dhe mbikëqyrjen.

  • Identifikon organin e kontrollit;
  • Lejon zyrtarët për:
    • leximin e të dhënave nga pajisja ose karta e drejtuesit;
    • printimin e tyre;
    • transferimin elektronik për verifikim.

Karta e ofiçinës

Karta e ofiçinës lëshohet për subjektet e autorizuara (prodhues, teknikë, ofiçina të miratuara).

  • Identifikon mbajtësin e kartës;
  • Lejon:
    • testimin e pajisjes së regjistrimit;
    • kalibrimin e tahografit;
    • transferimin elektronik të të dhënave nga pajisja.

Shënim: Përdorimi i kartave të tahografit digjital është i detyrueshëm për subjektet që operojnë në transportin rrugor, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar në fuqi.