Aplikimi/Humbja ose Vjedhja/Kthimi për Kartë Tahografi Ofiçine

You are here

Aplikimi për kartë tahografi të ofiçinës

Kartat e memories së tahografit për ofiçinat lëshohen nga DPSHTRR, pas përfundimit me sukses të një kursi trajnimi të miratuar për tahografët digjital dhe pajisjes me Certifikatë Kompetence për drejtuesin teknik dhe teknikët e emëruar.
Qendra teknike e miratuar mund të aplikojë për pajisje me kartë tahografi për:

  • Drejtuesin teknik;
  • Teknikët e emëruar.

Aplikimi dhe dokumentacioni

Aplikimi kryhet nga titullari i qendrës teknike pranë Drejtorisë Rajonale të DPSHTRR-së, duke dorëzuar:

  • Kërkesën për aplikim, së bashku me autorizimin e miratimit të qendrës teknike ose rinovimin e tij;
  • Certifikatën e trajnimit për drejtuesin teknik dhe teknikët e emëruar;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit të aplikantit;
  • Fotografi të mbajtësit.

Përdorimi i kartës së ofiçinës

  • Karta përdoret vetëm nga drejtuesi teknik ose teknikët e emëruar për të cilët është lëshuar;
  • Përdorimi i kartës kërkon edhe njohjen dhe ruajtjen e kodit PIN; Në rast se kodi PIN futet gabim 5 herë radhazi, karta bllokohet dhe kërkohet zëvendësimi i saj.
  • Përgjegjësia për përdorimin dhe ruajtjen e kartave i takon qendrës teknike;
  • Në momentin e marrjes së kartës, çdo mbajtës:
    • firmos dokumentin e pranimit të kushteve;
    • angazhohet të mos ndajë kodin PIN;
    • nuk lejon përdorimin e kartës nga persona të tjerë.

Humbja, dëmtimi ose vjedhja e kartës

Në rast se karta:

  • humbet;
  • vidhet;
  • dëmtohet;
  • keqfunksionon;

drejtuesi teknik ose tekniku i emëruar duhet të njoftojë menjëherë organin kompetent, sipas procedurave në fuqi.

Kthimi i kartës së tahografit

Qendra teknike është e detyruar të ndalojë përdorimin e kartës dhe ta kthejë atë pranë autoritetit lëshues në rastet kur:

  • drejtuesi teknik ose tekniku i emëruar është skualifikuar si rezultat i inspektimeve ose sanksioneve;
  • drejtuesi teknik ose tekniku i emëruar ndërpret marrëdhënien e punës me qendrën teknike.

Në këto raste:

  • karta dorëzohet pranë autoritetit kompetent;
  • karta bëhet e pavlefshme.

Shënim: Kartat e tahografit për ofiçinat përdoren për testimin, kalibrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të regjistrimit dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me autorizimin e qendrës teknike.