Regjistrimi i Mjetit RETRO

You are here

Për të regjistruar një mjet RETRO, duhet te ndiqni disa hapa:

  • Verifikoni kriteret e mjetit në faqen zyrtare www.retro.al;
  • Plotësoni formularin e aplikimit online dhe dërgojeni tek Komisioni RETRO;
  • Pas vlerësimit paraprak, Komisioni RETRO do të vendosë për vlerësimin teknik dhe fizik të mjetit dhe do t'ju caktojë një datë për kontroll;
  • Kryhet vlerësimi fizik dhe teknik;
  • Në rast vlerësimi pozitiv, mjeti pajiset me:
    • Targa RETRO;
    • Certifikatën e Njohjes me vlefshmëri 4 vjet;
    • Libri i Lëvizjes, ku shënohet itinerari i udhëtimit.

Kujdes: Certifikata dhe Libri i Lëvizjes duhet të mbahen me vete në çdo qarkullim të mjetit.