PROCEDURA PËR KALIMIN E MJETIT NË SHËRBIM TAKSI
Autoveturat e shërbimit taksi pajisen me targë taksi, në bazë të licencës të lëshuar për shërbimin taksi, nga Bashkia.
Për rezervim të targës taksi, zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë zyrave të DRSHTRR-së që ka në juridiksion vendbanimin e tij dhe dorëzon:
- fotokopjen e lejes së qarkullimit;
- kërkesën ose autorizimin, për rezervim targë taksi, të lëshuar nga Bashkia.
DRSHTRR-ja e pajis aplikantin me vërtetim ku evidentohet targa e rezervuar, vetëm kur subjekti është pronar ose përdorues i mjetit, i regjistruar në sistem me NUIS/NIPT. Në rast tëkundërt nuk lëshohet vërtetim.
Pasi të pajiset me licencë nga bashkia, zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë zyrave të DRSHTRR-së për ti pasqyruar këto të dhëna në regjistrin informatik si dhe të pajiset me lejeqarkullimi dhe targa taksi,
Aplikanti plotëson formularin, model AL092044-118, dhe dorëzon:
- dokumentet identifikues që i japin atij të drejtën për të kryer shërbim;
- fotokopje licence, e njehsuar me origjinalin nga noteri, me targën e rezervuar taksi, lëshuar nga Bashkia ku zotëruesi i taksisë ka vendbanimin;
- lejen e qarkullimit;
- certifikatën e pronësisë, për rastet kur leja e qarkullimit është model i vjetër;
- targat e mjetit;
- dëshminë e taksisë, që pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit i kthehet aplikuesit;
Dokumentet firmosen nga aplikanti.
DRSHTRR-ja pajis aplikantin me leje qarkullimi dhe targën taksi.
- Targat e taksive janë të formës AA000T, me sfond të verdhë, ndërsa shkronjat dhe numrat janë me ngjyrë të kuqe.
- Mjeti taksi duhet të jetë në pronësi/përdorim të personave fizik a juridik (me NUIS) që zotëron licencën për transport udhëtarësh me taksi, në emër të të cilit është lëshuar targa taksi.
- Për mjetet që do të pajisen për herë të parë më targa taksi, dhe janë të regjistruara në pronësi të individit (me NID), do të kalojnë në pronësi ose në përdorim (shfrytëzim ose qiramarrje) të po të njejtit person fizik të pajisur me NUIS (NIPT), duke ndjekur në sistem respektivisht shërbimin “ndryshim pronësie” ose “përcaktim të qiramarrjes në leje qarkullimi”, dhe nëvazhdim edhe pajisjen me targë taksi.
Në këto raste:
- si dokument provues mbi ndryshimet e të dhënave të pronësisë/përdorimit do të merret licenca e lëshuar nga Bashkia (fotokopje e njëhsuar me origjinalin), së cilës i bashkëlidhet dhedeklerata e bërë nga pronari në formularin e aplikimit për këtë qëllim, pranë specialistit të regjistrimit, se ai është dakort me këtë ndryshim (pronësi/përdorim);
- nuk kërkohet RBS.
Kur kërkohet ndryshim leje qarkullimi për mjetin me targë taksi, dhe të dhënat në sistem të pronarit evidentohen me NID, të veprohet njësoj si më sipër.
Tarifat për këtë shërbim, janë;
- Aplikim për rezervim targe taksi – 1.000 Lek me TVSH
- Pajisje me leje qarkullimi mjeti – 2.500 Lek me TVSH
- Pajisje me targë të mjeteve rrugore (një cope) – 2.000 Lek me TVSH