Pajisja me Leje Drejtimi për Kategorinë BE - B (96)

You are here

Kriteret për pajisjen me leje drejtimi

  • Mosha minimale : 19 vjeç

Të paktën 1 vit pas kategorisë B

  • Afati maksimal i vlefshmërisë : 15 vjet. Për personat mbi 70 vjeç, konfirmohet me certifikatë mjekësore sipas nenit 117 të Kodit Rrugor
  • Procedura:
    • Regjistrim në autoshkollë të licencuar;
    • Ndjekje e programit të miratuar;
    • Marrja e lejes së drejtimit bëhet me lidhje rimorkioje dhe provë praktike.

Mjetet që mund të drejtohen

Kategoria e Lejes së Drejtimit

Lloji i mjetit

Specifikime teknike / kufizime

BE

Automjet + rimorkio / gjysmërimorkio

Rimorkio / gjysmërimorkio ≤ 3500 kg

B me kodin 96

Automjet + rimorkio

Kombinim mjetesh me masë totale të autorizuar ≤ 4250 kg

 

Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik

Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik ndiqen këto hapa:

Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:

  • Kërkesën për kryerje shërbimi;
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qendrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • faturën fiskale që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit;
  • fotokopje të Leje drejtimit që zotëron.

Pagesa e shërbimit – 2,800 lekë.

DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj. 

Pagesa e riprovimit – 2,200 lekë.

Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi. 

Paraqitja në provën praktike

Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:

  • dokument identifikimi të vlefshëm;
  • “AUTORIZIM” model DD/P të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).

Zhvillimi i provës praktike

  • Kohëzgjatja: 25 minuta;
  • Provimi zhvillohet sipas përcaktimeve të Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Aplikanti mund të aplikojë për pajisjen me leje drejtimi brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues në provën praktike, pa paraqitur një certifikatë të re mjekësore. Pas përfundimit të këtij afati, për kryerjen e aplikimit duhet të paraqesë certifikatë të re mjekësore.