Mjetet që lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë

You are here

EURO 5 e sipër

Autoveturat e reja, të shoqëruar me Certifikatë e Përputhshmërisë (Certificate of Conformity – CoC) që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër, si dhe mjetet motorike të tjera të reja, si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër.

EURO 4 e sipër

Autoveturat e përdorura, që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë che Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato  që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

 

KUJDES!
Me datë regjistrimi kuptojmë targimin në DPSHTRR!

Për mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1 verifikoni moshën e mjetit! Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit!

Shembull:
Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve të kategorive M2 dhe N1 me vit prodhimi 2011, është 31 Dhjetori 2026.