Mjetet që nuk lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë

You are here

Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë mjedisore të kërkuar, nuk do të lejohet të importohet në Republikën e Shqipërisë:

  • Për autovetura (mjete të kategorisë M1), mjete të kategorisë M2, mjete të kategorisë N1, që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër dhe që nuk përmbushin kategorinë mjedisore të paktën Euro 5 të Bashkimit Evropian;
  • Për autovetura të përdorura,  që janë të regjistruara më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, që nuk përmbushin kategorinë mjedisore të paktën Euro 4 të Bashkimit Evropian;
  • Për mjete të kategorisë M2; mjete të kategorisë N1,  që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në shtet tjetër që nuk përmbushin kategorinë mjedisore të paktën Euro 3 të Bashkimit Evropian dhe që janë të prodhuar më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.