Pajisja për Herë të Parë me CKP për Transport Kombëtar dhe Ndërkombëtar (Niveli i I +Niveli i II)

You are here

Aplikimi për herë të parë për Transport Kombëtar dhe Ndërkombëtar (Niveli i I +Niveli I II)

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës së universitetit, ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;
  • Në rastin e arsimit të mesëm, dorëzohet ekstrakti i QKB-së, ku të vërtetohet eksperienca 3 vjeçare si administrator në kompanitë e transportit (për aplikantët që kërkojnë edhe transport ndërkombëtar);
  • Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.

Organizimi i trajnimit për herë të parë

DPSHTRR organizon trajnimin për kandidatët që synojnë të bëhen drejtues të veprimtarisë së ndërmarrjeve të transportit rrugor (Niveli I dhe Niveli II).

Trajnimi përfshin gjithsej 120 orë mësimi dhe mbulon transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve.

Ndarja e orëve të mësimit:

  • Pjesa teknike – 40 orë;
  • Pjesa ekonomike – 28 orë;
  • Pjesa juridike – 28 orë;
  • Transporti ndërkombëtar – 24 orë.

Kushtet e pjesëmarrjes:

  • Trajnimi është i detyrueshëm;
  • Kandidatët që ndjekin trajnimin kualifikohen për testim.

Tarifat

  • Regjistrimi – 500 lekë;
  • Tarifa për trajnim – 400 lekë/ora;
  • Certifikata – 3,600 lekë;
  • Tarifa për riprovim (në rast se aplikanti nuk shpallet fitues) – 600 lekë;
  • Tarifa për përsëritjen e kursit të trajnimit – 200 lekë/ora.

Në Tiranë, aplikimi për herë të parë bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK.