Pajisja me Dublikatë VAP

Dublikati i VAP bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.

Aplikimi për rinovim të VAP kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku ka vendbanimin aplikanti.

Në rastin e dëmtimit, aplikanti dorëzon:

  • dokumentin e vjetër të dëmtuar;
  • dokumentin e identifikimit;
  • 2 fotografi.

Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, aplikanti dorëzon:

  • dokumentin e identifikimit;
  • 2 fotografi.

Në të gjitha rastet, aplikanti kërkues, plotëson kërkesën.

Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse.

Tarifat

Pajisje me Dublikatë 800 lek

Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK.