Aplikim për Leje Drejtimi për herë të parë/shtesë kategorie

You are here

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), ku është shpallur fitues në provën praktike, dhe aplikon për pajisjen me leje drejtimi. Brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues, aplikimi kryhet pa paraqitur certifikatë të re mjekësore. Pas këtij afati, certifikatë e re mjekësore kërkohet vetëm nëse certifikata ekzistuese ka përfunduar afatin e vlefshmërisë.

Dukumentacioni i nevojshëm 

  • Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qendrimi të vlefshme);
  • Leja e drejtimit ekzistuese (për rastet e shtesës së kategorisë) ose vërtetim denoncimi në rast humbje;
  • Foto 4 x 5 cm (për rastet e shtesës së kategorisë) për pajisje me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit” për qarkullim të përkohshëm (sipas kërkesës së qytetarit).

Marrja e fotos dhe shkrimit

Aplikantit

  • i merret fotografia digjitale;
  • i merret shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike. Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

Tarifat

Për pajisjen me leje drejtimi kryhen pagesat:

Taksa e buxhetit të shtetit, sipas kategorisë:

  • 3,000 lekë – për kategoritë AM, A1, A2, A, BE, B me kodin 96, C1E, CE, D1, D1E, D dhe DE;
  • 4,500 lekë – për kategoritë B1 dhe B;
  • 2,000 lekë – për kategoritë C1 dhe C.

Tarifa për prodhimin e lejes së drejtimit: 4,500 lekë.

Tarifa e transferimit të dosjes: 1,000 lekë – paguhet vetëm kur aplikimi kryhet në një DRSHTRR të ndryshme nga ajo e vendbanimit.

Tërheqja e lejes së drejtimit

Qytetari paraqitet me dokument identifikimi të vlefshëm pranë DRSHTRR-së ku ka kryer aplikimin për të tërhequr lejen e drejtimit.

Afatet e tërheqjes:

  • Brenda ditës, për DRSHTRR Tiranë, pranë zyrave të shërbimit tek ish-Nisharak.
  • Brenda 3 (tre) ditëve (pune), për DRSHTRR-të e tjera.

Kush mund ta tërheqë lejen e drejtimit?

  • Vetë mbajtësi i lejes së drejtimit;
  • Personi i autorizuar sipas deklaratës mod. DPD, të nënshkruar nga zotëruesi i lejes së drejtimit në momentin e aplikimit;
  • Personi i pajisur me prokurë të posaçme.

Dokumentet që duhet të paraqesë personi i autorizuar:

  • Kopje të deklaratës mod. DPD ose prokurë të posaçme;
  • Dokument identifikimi të vlefshëm.