Aplikimi/Humbja ose Vjedhja/Kthimi për Kartë Tahografi të Shoqërisë

You are here

Karta e memories tahograf për shoqëritë

Kartat e memories së tahografit për shoqëritë lëshohen nga DPSHTRR, mbi bazën e kërkesës së shoqërive të regjistruara dhe që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë.

Karakteristikat e kartës

  • Kartat e tahografit për shoqëritë janë jo-nominale;
  • Mbajtësi i kartës është përfaqësuesi ligjor i shoqërisë;
  • Karta mundëson:
    • aksesin në të dhënat e regjistruara në pajisjen e tahografit;
    • transferimin elektronik dhe administrimin e tyre.

Aplikimi dhe dokumentacioni

Kërkesa për pajisje me kartë tahografi paraqitet nga përfaqësuesi ligjor pranë DRSHTRR-së sipas adresës së aktivitetit të shoqërisë (sipas QKB), duke dorëzuar:

  • NUIS dhe ekstrakt i regjistrit tregtar, lëshuar nga QKB
    (origjinal ose kopje e noterizuar);
  • Dokument identifikimi i përfaqësuesit ligjor.

Në rast humbjeje ose vjedhjeje:

  • administratori i kartës, ose personi i autorizuar prej tij, duhet të bëjë denoncim pranë autoriteteve kompetente;
  • pas konfirmimit të mbërritjes së denoncimit në DRSHTRR, mund të paraqitet kërkesë për kartë të re nga përfaqësuesi ligjor i shoqërisë.

Kthimi i kartës së tahografit

  • Shoqëria mund të kthejë kartën (ose kartat) në çdo moment;
  • Kthimi bëhet me deklaratë të përfaqësuesit ligjor, në prani të nëpunësit të DRSHTRR-së;
  • Karta bëhet e pavlefshme dhe administrohet në dosje;
  • Çdo kërkesë e re trajtohet si aplikim i ri.

Shënim: Kartat e tahografit për shoqëritë përdoren për administrimin e të dhënave të aktivitetit të mjeteve dhe janë pjesë e detyrimeve ligjore për subjektet që operojnë në transportin rrugor.