Deklarimi i Shitjes së Mjetit

You are here

Detyrimi për ndryshimin e pronësisë i takon blerësit të mjetit.

Blerësi duhet të paraqitet në sportel (jo më vonë se 30 ditë nga formulimi i aktit të shitblerjes) me:

  • Dokument identifikimi;
  • Kontratën e shitblerjes/e dhurimit/shitblerje me ankand/dëshminë e trashëgimisë, vendim nga Gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj, faturë tatimore shitje;
  • Dokumentet e mjetit;
  • Certifikatën e kontrollit teknik, e vlefshme. 

Më pas vijohet me përditësimin e lejes së qarkullimit në emër të blerësit.

Tarifa për këtë shërbim është 2,500 lekë.

 

Kujdes!

Nëse keni shitur një mjet, por ai vijon të jetë i regjistruar në emrin tuaj, kjo do të thotë që blerësi nuk është paraqitur pranë sporteleve të DRSHTRR-së për të kryer ndryshimin e pronësisë dhe përditësimin e të dhënave dhe si pasojë të gjitha detyrimet që lidhen me mjetin mbeten ende në emrin tuaj, ndaj ndryshimi i pronësisë duhet të bëhet sa më parë.
Në rastet kur, blerësi nuk paraqitet për të kryer ndryshimin e pronësisë në emër të tij, shitësi mund të paraqitet në DRSHTRR-në që ka juridiksion vendbanimin e tij, për të kryer procedurën e deklarimit të shitjes së mjetit.

Për këtë, ai duhet të plotësojë deklaratën e marrjes së përgjegjësisë dhe të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Dokument identifikimi që i jep të drejtën për të kryer shërbimin;
  • Dokumentin e fitimit të pronësisë në original ose të njëhsuar me origjinalin, si p.sh.:
    • Kontratë shit-blerje;
    • Kontratë dhurimi;
    • Kontratë shitje-blerje me ankand;
    • Dokument ose akt trashëgimie/ dokument fitimi pronësisë;
    • Vendim nga gjykata ose organ tjetër i ngarkuar me ligj.

Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, shitësi ka të drejtë të pajiset me Vërtetimin për Deklarim Shitje Mjeti.

Tarifa për këtë shërbim është 1,500 lekë, e cila përfshin:

  • 1,000 lekë për shërbimin;
  • 500 lekë për pajisjen me vërtetim.