Certifikatë Miratimi ADR për Mjetet që Transportojnë disa Mallra të Rrezikshme

You are here

Aplikimi për herë të parë

Aplikimi për pajisje me certifikatë miratimi ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme, kërkohet për të gjitha mjetet që bëjnë transport brenda vendit dhe ndërkombëtar të disa mallrave të rrezikshme.

Subjekti paraqet kërkesë pranë DPSHTRR-së dhe duhet të paraqes dokumentet si më poshtë:

  1. Modeli i aplikimit për certifikatën ADR, sipas aneksit 1, të shtojcës 1, për secilin mjet më vete;
  1. Certifikatë/Dëshmi e pronarit ose operatorit të autorizuar sipas aneksit 2, të shtojcës 1;
  1. Certifikatë e kontrollit teknik vjetor, e lëshuar jo më shumë se 40 ditë para ditës së caktuar për inspektim;
  1. Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës 1;
  1. Certifikatë e miratimit ADR, të vitit paraardhës, nga prodhuesi, deklaratën e kombinuar të konformitetit që i bashkëlidhet formularit të aplikimit sipas aneksit;

Certifikatë e miratimit ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme printohet në 3 kopje, dhe përcillen në qendrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti, ku dërgohet dhe mjeti që do inspektohet në datën e caktuar në aneksin 1, të shtojcës 1.

Në përfundim të procedurës, subjekti pajiset me certifikatë miratimi ADR për mjetin që i lejon kryerjen e transportit të lëndëve të rrezikshme.

Afati i vlefshmërisë: 1 vit

Tarifa: 4,000 lekë

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 9272, datë 16.9.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”
  1. Ligji 118, datë 23.12.2012 ”Për transportin e mallarve të rrezikshme”.
  1. Udhëzim nr. 6, datë 27.05.2015 “Për procedurat e inspektimit të mjeteve, lëshimit të certifikatës së miratimit ADR, kushtet që duhet të plotësojë personi juridik për inspektimin e mjeteve adr dhe tarifat e shërbimit”.

Aplikimi për riinspektim

Subjekti duhet të aplikoj për riinspektim të rradhës për certifikatë miratimi ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme.

Dokumentet që duhet të paraqes janë si më poshtë:

1. Kërkesë nga subjekti;

2. Certifikatë e kontrollit teknik;

3. Dokumentat e çisternës, për mjetet-çisternë, sipas modelit 013, të paraqitur në aneksin 9, të shtojcës 1;

Në përfundim të procedurës për riinspektimin, kopja e certifikatës se miratimit ADR përcillet në qendrën e inspektimit të zgjedhur nga subjekti.

Afati i vlefshmërisë: 1 vit

Tarifa: 4,000 lekë

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 9272, datë 16.9.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”
  1. Ligji 118, datë 23.12.2012 ”Për transportin e mallarve të rrezikshme”.
  1. Udhëzim nr. 6, datë 27.05.2015 “Për procedurat e inspektimit të mjeteve, lëshimit të certifikatës së miratimit ADR, kushtet që duhet të plotësojë personi juridik për inspektimin e mjeteve adr dhe tarifat e shërbimit”.

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Subjekti mund të aplikoj për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje certifikatë miratimi ADR për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme.

Dokumentet që duhet të paraqes janë si më poshtë:

  • Kërkesën e arsyetuar për lëshimin e certifikatë miratimi ADR (zëvendësuese) si dhe dokumentete si në rastin e aplikimit për herë të parë .

Në përfundim të shqyrtimit, nga qendra e inspektimit, subjekti pajiset me certifikatë miratimi ADR, që i lejon kryerjen e transportit të lëndëve të rrezikshme.

Afati i vlefshmërisë: I njëjtë me afatin e certifikatës së miratimit ADR, të cilën ka zëvendësuar.

Tarifa: 2,000 Lekë

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 9272, datë 16.9.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen Europiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)”
  1. Ligji 118, datë 23.12.2012 ”Për transportin e mallarve të rrezikshme”.
  1. Udhëzim nr. 6, datë 27.05.2015 “Për procedurat e inspektimit të mjeteve, lëshimit të certifikatës së miratimit ADR, kushtet që duhet të plotësojë personi juridik për inspektimin e mjeteve ADR dhe tarifat e shërbimit”.