Taksa Vjetore e Mjeteve të Luksit (TVML)

You are here

  •  
  • “Automjet luksoz” konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme:
    cilindratën të barabartë ose më të madhe se 3.000 cm3;
    ose
    vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5.000.000 lekë.
    Pavarësisht nga pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdorura, mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi të mjeteve të luksit (TRML) në masën 70.000 lekë për regjistrim për here të parë të çdo automjet luksoz dhe taksë e vjetore të mjeteve luksoze në masën 21.000 lekë çdo vit.
  • Taksa e regjistrimit të mjeteve të luksit (TRML) paguhet nga pronari i mjetit në momentin e regjistrimit fillestar të mjetit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor përkatës.
  • Taksa vjetore për automjetet luksoze (TVML) është taksë vjetore për çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 dhjetori të vitit përkatës.
  • Taksa vjetore për automjetet luksoze (TVML) e paguar në vitin aktual ka vlefshmëri 365 ditë, nga momenti në të cilën ajo paguhet.
  • Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet luksoz”, reduktohet (amortizohet) jo më shumë se 10% të vlerës së mbetur çdo vit.
  • Pagesa e TVML bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.
  • Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 0.06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë vonesë nga dita e fundit e vlefshmërisë. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.
  • Detyrimi për pagimin e TRML dhe TVML i takon pronarit të mjetit.
  •