Dëshmi Aftësie Profesionale (DAP) për Mjete Jashtë Norme (MJN)

You are here

Pajisja për herë të parë me DAP për Mjete Jashtë Norme (MJN)

Aplikantët që kërkojnë të pajisen me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokument identifikimi;
  • Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij;
  • Leje Drejtimi (nëse punonjësi është edhe drejtues i mjetit).

Programi i trajnimit

Programi i trajnimit për përgatitjen teorike të aplikantëve, sipas nenit 16 të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Rendit Nr. 4447, datë 23.09.2003 “Për Shoqërimin Teknik të Mjeteve Jashtë Norme në Kryerjen e Transporteve në Kushte Jonormale” është hartuar nga Policia Rrugore, DPRR dhe DPSHTRR-ja dhe është miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore.

Përgatitja teorike e aplikantëve për DAP

DPSHTRR-ja, ashtu siç është përcaktuar në nenin 15 të Udhëzimit Nr. 4447, datë 23.09.2003, pasi plotësohet një numër jo më i vogël së 10 aplikantë, organizon trajnimin. Kurset e trajnimit organizohen nga DPSHTRR e cila përpilon grafikun e zhvillimit të kursit të kualifikimit. Pjesëmarrja e aplikantëve në këto kurse pasqyrohet në regjistrin e pjesëmarrjes model 005 SHT pjesë e rregullores. Provimi i njohurive të fituara kushtëzohet me pjesëmarrjen e detyruar në kurset e trajnimit. Aplikantët që nuk kanë marrë pjesë në kurset e trajnimit, pavarësisht se i kanë kryer pagesat përkatëse, nuk do të lejohen të marrin pjesë në provimin e njohurive.
Në provim, merren aplikantët që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

Rinovim DAP MJN

Rinovimi i DAP të shoqëruesit teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve jonormal, bëhet:

  • Kur i përfundon afati i vlefshmërisë;

Për të rinovuar Dëshminë e Aftësisë Profesionale, të paktën 1 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokumentin e identifikimit;
  • DAP të cilit i ka përfunduar afati;
  • Vërtetim për aftësitë fizike për të kryer veprimtarinë e kërkuar, të lëshuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij

Kandidatët të cilët rinovojnë DAPMJN do ti nënshtrohen testimit me goje, dhe do të njoftohen nga DPSHTrr mbi datën e zhvillimit të testimit me gojë.

Tarifa

Regjistrim I kandidatit 500 lek;

Pajisja me DAP MJN 800 lek.

Për qytetarët eTiranës, aplikimi për herë të parë dhe rinovimi bëhet pranë ambienteve të Ish Nshrak.

Dublikatë DAP MJN

Dublikate i DAP të shoqëruesit teknik të mjeteve jashtë norme në kryerjen e transporteve jonormal, bëhet:

  • Kur dëshmi është dëmtuar/humbur ; (është brënda afatit të vlefshmërisë)

Për tu pajisur me dublikatën e Dëshminë e Af tësisë Profesionale, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Dokumentin e identifikimit;
  • 2 fotografi.

Tarifa

Pajisja me DAP MJN 800 lek.