Dokumentet që duhet të keni me vete:
- Dokument identifikimi. Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
- Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, i vlefshëm;
- Dokumenti i identifikimit të treguesve të mjetit;
- Certifikatë Përputhje/Dokument me të gjithë treguesit teknik të domosdoshëm për identifikimin e mjetit, të lëshuar nga prodhuesi, në origjinal;
- Dokumenti që konfirmon kryerjen e procedurave doganore;
- Kontrata e Sigurimit të Mjetit sipas kushteve të marrëveshjes mes DPSHTRR dhe AMF;
Hapat e nevojshëm
Të paraqiteni me mjetin tuaj në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin;
Të kryeni identifikimin e treguesve të mjetit në Drejtorinë Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e treguesve të mjetit;
Në vijim do të paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën.
- Të kryeni Kontrollin Fizik të mjetit në Drejtorinë Rajonale ku do të pajiseni me Certifikatën e Kontrollit Fizik;
- Pas Kontrollit Fizik, do paraqiteni me të gjithë dokumentet e mësipërme në sportelet e regjistrimit të mjetit për të përfunduar të gjithë procedurën;
Kontrolli Teknik për mjetet e reja të llojit autoveturë, ATP dhe motomjete, përjashtuar ambulancat dhe taksitë, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat 3-vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë.
Të gjitha mjetet e tjera të reja të ndryshme nga sa më lart, të cilat regjistrohen për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, mund të qarkullojnë pa kryer kontrollin teknik për një afat 1-vjeçar nga data e regjistrimit për herë të parë.
Tarifa
|
Regjistrimi i Mjetit të Ri/0 km
|
Mjet i blerë në Shqipëri
|
Mjet i blerë jashtë shtetit
|
|
Certifikatë e Kontrollit Fizik të Mjetit
|
2,000 lekë
|
2,000 lekë
|
|
Leje Qarkullimi
|
2,500 lekë
|
2,500 lekë
|
|
Pajisje me targa (2,000 lekë/targa)
Mjet: 2 targa
Motomjet: 1 targë
|
4,000 lekë Targa Mjeti
2,000 lekë Targë Motomjeti
|
4,000 lekë Targa Mjeti
2,000 lekë Targë Motomjeti
|
|
RBS
|
1,400 lekë
|
-
|