Dëshmi Aftësie Profesionale për Instruktor Praktike

You are here

Pajisja për herë të parë me DAP për Instruktor Praktike

Instruktori i praktikës duhet të plotësojnë kërkesat e pikës 2, të nenit 120, të Kodit (Autorizimi I lejon kursantit të ushtrohet me mjete të asaj kategorie , për të cilën është kërkuar lejedrejtimi ose shtrirja e vlefshmërië së tij , me kusht që në krah të ndodhet në funksionin e instruktorit të miratuar , një person me moshë më të madhe se 70 vjec dhe jo me I vogël se 30 vjec , I pajisur me lejedrejtimi të vlefshme për të njëjtën kategori më të lartë ose me leje drejtimi të vlefshmëm për një kategori më lartë), dhe të ketë të paktën diplomë të arsimit të mesëm. Instruktori i praktikës, duhet të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë profesionale për lejedrejtimi, dhe kur përgatit kandidatë për “CAP”, të ketë edhe certifikatën e aftësimit profesional “CAP”, në varësi të kandidatëve që përgatit.

Për tu pajisur me Dëshminë e Aftësisë Profesionale, mbajtësi i saj duhet të drejtohet në zyrat përkatëse të DPSHTRR-së me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Të jenë me moshë mbi 30 vjeç dhe jo më shumë se 70 vjeç;
  • Të kenë Dëftesë Pjekurie të arsimit të mesëm;
  • Të kenë leje drejtimi të kategorisë për të cilën kërkon të testohet, të marrë prej 10 vitesh, ose leje drejtimi të vlefshme të një kategorie më të lartë.

Kriteret për pajisjen me Dëshmi Aftësie Profesionale për Instruktor Praktike

Kategoria e Dëshmisë

Mosha

Kategoria e Lejes së Drejtimit Dëshmia e Instruktorit të Praktikës Kategori për Përgatitje Kandidatësh

Kufizime

A

30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç

Kategorinë “A”, të fituar prej 10 vitesh

Nuk ka detyrim

AM, A1, A2, A

JO

B

30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç

Kategorinë “B”, të fituar prej 10 vitesh ose një kategori më të lartë

Nuk ka detyrim

B1, B

JO

BE

30 vjeç ≤ M≤ 70 vjeç

Kategorinë “BE”, të fituar prej 10 vitesh ose një kategori më të lartë, (“C1E”, “CE”, “D1E”, “DE”)

B

B1, B, BE

JO

C

30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç

Kategorinë “C” të fituar prej 10 vitesh prej ose kategorisë “CE”

B

B1, B, C1, C

Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike me peshë maksimale deri në 20 ton

CE

30 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç

Kategorinë “CE”, të fituar prej 10 vitesh

C

B1, B, C1, C, BE, C1E, CE

Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike me peshë maksimale deri në 20 ton

D

30 vjeç ≤ M ≤ 65 vjeç

Kategorinë “D” të fituar prej 10 vitesh prej ose kategorisë “DE”

B

B1, B, D1, D

JO

65 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç

Kategorinë “D” të fituar prej 10 vitesh prej ose kategorisë “DE”

B

B1, B

Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike të kategorisë B1 dhe B

DE

30 vjeç ≤ M ≤ 65 vjeç

Kategorinë “DE” të fituar prej 10 vitesh

D

B1, B, D1, D, BE, C1E, CE

JO

65 vjeç ≤ M ≤ 70 vjeç

Kategorinë “DE” të fituar prej 10 vitesh

D

B1, B, BE

Pas Moshës 65 vjeç, lejohet të përdori për instruktim vetëm mjete praktike të kategorisë B1 dhe B

Dëshmi aftësie profesionale për instruktor praktike, DAP i lëshohet aplikantit që ka fituar provat teorike dhe praktike për instruktor praktike në autoshkolla.

Drejtuesi i mjetit që zotëron një dëshmi aftësie profesionale Mësues Teorie ose Instruktor praktike, DAP, përjashtohet nga detyrimi i provimit teorik për kategorinë e dëshmisë pasardhëse.

Dëshmia e aftësisë profesionale për instruktor praktike, DAP, ka vlefshmëri 5 vjet dhe nuk lëshohet ose rinovohet pas moshës 70 vjeç.

Dokumentacioni i nevojshëm

  • Dokument identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e dokumentit të përfundimit të arsimit të mesëm;
  • Leja e drejtimit e vlefshme;
  • Raporti mjeko-ligjor;
  • Dëshminë e mëparshme nëse po kryen shtesë kategorie;

Programi i Trajnimit

PROGRAMI ORIENTUES PËR KUALIFIKIMIN E INSTRUKTORËVE TË PRAKTIKËS NË AUTOSHKOLLA

  1. Njohuri të plota, sipas nenit 28, pika 2 Udhëzimit Nr.9, date 14.04.2022 Për aktivitetin e Autoshkollave.
  2. Njohuri të plota mbi standardet e sinjalizimit rrugor, si dhe përdorimi korrekt i tyre; 3. Njohuri të plota për zgjidhjen e situatave në kryqëzime; 4. Njohuri të plota mbi normat e sjelljes dhe aftësimi për zbatimin e tyre në praktikë; 5. Njohuri të përgjithshme për llojet e transportit dhe veçoritë e tyre. Instruktorët e praktikës testohen, sipas kategorisë së lejedrejtimit që ata përgatisin kandidatë

Provimi kryhet të premten e fundit të çdo muaji.

Tarifat

Regjistrimi - 500 Lekë.
Riprovimi - 600 Lekë.
Pajisja me Dëshminë e Aftësisë Profesionale kushton 3,500 Lekë.

Për qytetarët e Tiranës:

Regjistrimi për herë të parë për Dëshminë Instruktor Praktike kryhet pranë Ish NShrak. Aplikimi për pajisjen me karton kryhet në Kashar.