Për ushtrimin e veprimtarisë së autoshkollës, subjekti duhet të plotësojë kushtet teknike, profesionale dhe organizative të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi dhe nga DPSHTRR.
Ambientet e autoshkollës
Autoshkolla duhet të disponojë ambiente të përshtatshme për zhvillimin e mësimit teorik, të cilat duhet të plotësojnë këto kërkesa:
- Klasë mësimore me sipërfaqe jo më pak se 30 m² dhe kapacitet minimal 20 vende;
- Ambient i ndarë nga hapësirat e tjera të aktivitetit;
- Ndriçim dhe ventilim i mjaftueshëm;
- Pajisje për mbrojtjen nga zjarri (MNZ) dhe kutia e ndihmës së shpejtë;
- Ambient hidrosanitar me ujë të vazhdueshëm;
- Sipërfaqja totale e ambienteve jo më pak se 35 m².
Pajisjet mësimore dhe materialet didaktike
Klasa e mësimit duhet të jetë e pajisur minimalisht me:
- Tavolinë për mësuesin e teorisë;
- Tabelë shkrimi;
- Tavolina dhe ndenjëse për kandidatët;
- Pajisje multimediale për mësimdhënie;
- Të paktën 10 kompjutera për testim.
Materialet didaktike duhet të përfshijnë ndër të tjera:
- Tabela me sinjalet rrugore (sinjalet vertikale, sinjalet horizontale sinjalet e ndritshme dhe sinjalet e policëve të trafikut);
- Tabela mbi sjelljen në rast aksidenti;
- Makete të motorit dhe sistemeve të automjetit;
- Pajisje për demonstrimin e rripave të sigurimit dhe pajisjeve mbrojtëse;
- Tabela për mallrat dhe ngarkesat e rrezikshme.
Materiali didaktik i përmendur në pikat 2, 3, 4 dhe e mund të zëvendësohet me pajisje audiovizive ose multimediale të përshtatshme, të miratuara nga DPSHTRR.
Mjetet për ushtrimin e praktikës
Mjetet për ushtrimin e praktikës përfshijnë mjetet e nevojshme për pajisjen me lejedrejtimi të kategorisë “AM”, “A1”, “A2”, “A”, “B1”, “B”, “BE”, “C1”, “C1E”, “C”, “CE”, “D1”, “D1E”, “D” dhe “DE”, dhe duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara në Udhëzimin e MIE-së Nr. 9, datë 14.04.2022 “Për aktivitetin e autoshkollave”, si më poshtë:
Motorë dhe mjete të lehta
|
Kategoria
|
Lloji i mjetit
|
Kërkesat kryesore
|
Tabela “AUTOSHKOLLË”
|
|
AM
|
Ciklomotor
|
Cilindratë ≤ 50 cm³ ose motor elektrik ≤ 4 kW, shpejtësi max ≤ 45 km/h
|
Panel reflektues i vendosur në mënyrë të dukshme në mjet
|
|
A1
|
Motomjet pa kosh
|
Cilindratë ≥ 120 cm³, shpejtësi ≥ 90 km/h
|
Panel reflektues i vendosur në mënyrë të dukshme
|
|
A2
|
Motomjet pa kosh
|
Cilindratë ≥ 250 cm³, fuqi ≥ 25 kW
|
Panel reflektues i vendosur në mënyrë të dukshme
|
|
A
|
Motomjet pa kosh
|
Cilindratë ≥ 600 cm³, fuqi ≥ 40 kW
|
Panel reflektues i vendosur në mënyrë të dukshme
|
|
Çdo mjet i ri i shtuar për këto kategori në autoshkollë, duhet të plotësojë kushtin e moshës së mjetit i cili nuk duhet të kalojë 10 vjet.
|
Automjete
|
Kategoria
|
Lloji i mjetit
|
Kërkesat kryesore
|
Tabela “AUTOSHKOLLË”
|
|
B1
|
Mjet me katër rrota
|
Shpejtësi ≥ 60 km/h, marsh prapa, pedale të dyfishta |
Panel reflektues sipas rregullores
|
|
B
|
Automjet i kategorisë B
|
Shpejtësi ≥ 100 km/h, pedale të dyfishta
|
Panel reflektues 150 × 600 mm mbi kabinë
|
|
BE
|
Automjet B + rimorkio
|
Rimorkio ≥ 1000 kg, masë reale gjatë provës ≥ 800 kg
|
Panel reflektues 150 × 600 mm mbi mjet + tabelë në rimorkio
|
| Çdo mjet i ri i shtuar për këto kategori në autoshkollë, duhet të plotësojë kushtin e moshës së mjetit i cili nuk duhet të kalojë 10 vjet. |
Kamionë
|
Kategoria
|
Lloji i mjetit
|
Kërkesat kryesore
|
Tabela “AUTOSHKOLLË”
|
|
C1
|
Kamion i lehtë
|
MMA* ≥ 4000 kg, gjatësi ≥ 5 m, shpejtësi ≥ 80 km/h, ABS dhe tahograf
|
Panel reflektues 200 × 1000 mm para dhe prapa
|
|
C
|
Kamion
|
MMA* ≥ 12,000 kg, gjatësi ≥ 8 m, gjerësi ≥ 2.4 m, shpejtësi ≥ 80 km/h, ABS dhe tahograf, me një kuti shpejtësie manuale të paktën me tetë marshe. |
Panel reflektues 200 × 1000 mm para dhe prapa
|
|
C1E
|
Kamion C1 + rimorkio
|
MMA* rimorkio ≥ 1,250 kg, gjatësi kombinimi ≥ 8 m, shpejtësi ≥ 80 km/h, karroceri e mbyllur ≥ gjerësi/lartësi kabine; pamja prapa vetëm me pasqyra të jashtme; masa reale minimale e rimorkios gjatë provës ≥ 800 kg. |
Panel reflektues në mjet + tabelë në rimorkio
|
|
CE
|
Kamion + rimorkio / artikular
|
MMA* ≥ 20,000 kg, gjatësi ≥ 14 m
|
Panel reflektues në mjet + tabelë në rimorkio
|
|
Çdo mjet i ri i shtuar për këto kategori në autoshkollë, duhet të plotësojë kushtin e moshës së mjetit i cili nuk duhet të kalojë 15 vjet.
|
Autobusë
|
Kategoria
|
Lloji i mjetit
|
Kërkesat kryesore
|
Tabela “AUTOSHKOLLË”
|
|
D1
|
Autobus i vogël
|
MMA* ≥ 4000 kg, gjatësi ≥ 5 m, shpejtësi ≥ 80 km/h
|
Panel reflektues 200 × 1000 mm para dhe prapa
|
|
D
|
Autobus
|
Gjatësi ≥ 10 m, gjerësi ≥ 2.4 m, shpejtësi ≥ 80 km/h, ABS dhe pajisje regjistruese |
Panel reflektues 200 × 1000 mm para dhe prapa
|
|
D1E
|
Autobus + rimorkio
|
Kombinim autobus dhe rimorkio sipas kërkesave teknike
|
Panel reflektues në autobus + tabelë në rimorkio
|
|
DE
|
Autobus + rimorkio
|
Autobus me rimorkio për prova praktike
|
Panel reflektues në autobus + tabelë në rimorkio
|
| Çdo mjet i ri i shtuar për këto kategori në autoshkollë, duhet të plotësojë kushtin e moshës së mjetit i cili nuk duhet të kalojë 15 vjet. |
*MMA - Masa Maksimale e Autorizuar
Kërkesa të përgjithshme për mjetet e autoshkollës
- Autoshkolla duhet të disponojë mjetet e nevojshme për përgatitjen praktike të kandidatëve për kategoritë e lejes së drejtimit për të cilat është pajisur me licencë VII.3.A.1 dhe me Vendim Miratues për ushtrimin e veprimtarisë për përgatitjen e kandidatëve për drejtues mjeti;
- Mjetet duhet të jenë të pajisura me:
- Leje qarkullimi të vlefshme;
- Siguracion të detyrueshëm;
- Kontroll teknik të vlefshëm;
- të miratuara dhe të pajisura me autorizim të veçantë nga DRSHTRR.
- Mjetet duhet të jenë në gjendje të mirë teknike dhe me të gjitha pajisjet funksionale;
- Mjetet me kuti shpejtësie manuale duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta (gaz, friksion, frena), ndërsa mjetet rrugore mësimore me kuti shpejtësie automatike, përveç atyre të kategorisë “A1”, “A2” dhe “A”, duhet të jenë të pajisura me pedale të dyfishta për gaz dhe frena;
- Në anët e mjetit duhet të shkruhet “Autoshkollë” dhe emri i subjektit;
- Tabela “AUTOSHKOLLË” duhet të jetë reflektuese, e lexueshme ditën dhe natën si dhe në formën dhe përmasat e miratuara me VKM nr. 153, datë 07.04.2000;
- Mjetet për ushtrimin e praktikës janë pronë e autoshkollës ose përdoren sipas marrëdhënieve të pronësisë të përcaktuara në pikën 2, të nenit 92, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të miratuara me autorizim nga DRSHTRR.
- Çdo ndryshim në pronësi ose destinacion duhet të regjistrohet në sistemin e DRSHTRR.
Personeli i autoshkollës
Autoshkolla duhet të ketë të paktën:
- Një mësues për përgatitjen teorike, i cili është edhe drejtuesi teknik;
- Një instruktor për përgatitjen praktike.
Mësuesit dhe instruktorët duhet:
- të jenë të pajisur me Dëshmi të Aftësisë Profesionale (DAP);
- të kenë kontratë pune të vlefshme;
- të jenë të punësuar vetëm në një autoshkollë.
Dokumentacioni që administrohet nga autoshkolla
Autoshkolla duhet të administrojë dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin e aktivitetit, i cili përfshin:
- Licencën e veprimtarisë të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe dokumentet e identifikimit të titullarit dhe drejtuesit teknik;
- Rregulloren e funksionimit të autoshkollës, ku përcaktohen oraret e mësimit, detyrat e personelit dhe kushtet e marrëveshjes me kandidatin;
- Dokumentet e personelit, përfshirë Dëshmitë e Aftësisë Profesionale (DAP), autorizimet dhe kontratat e punës;
- Dokumentet dhe autorizimet e mjeteve të autoshkollës për ushtrim praktike;
- Dokumentet ligjore të ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i autoshkollës, së bashku me planimetrinë e ambjentit;
- Regjistrat e veprimtarisë, përfshirë regjistrin e kandidatëve (amza), regjistrin e zhvillimit të mësimit të teorisë dhe të praktikës;
- Dokumentacionin e kandidatëve, përfshirë lejen për përgatitjen teorike, autorizimin për praktikë dhe kontratën ndërmjet autoshkollës dhe kandidatit.