Subjektet nën mbikqyrjen e Njësisë së Kontrollit

You are here

Subjekte që ushtrojnë veprimtari autoriparimi

Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtari autoriparimi duhet të jenë të regjistruara sipas përcaktimeve të Ligjit nr.9573, datë.3.7.2006, ndryshuar

Ligji përcakton që subjektet juridike për të ushtruar veprimtaritë e përcaktuara në Ligj :

1. Duhet të jenë të pajisura me licencë për veprimtarinë “Autoriparim i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove” me kod VII.3.B.1, e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) nën juridiksionin e të cilit është selia e subjektit.

  • Që subjekti të licencohet në një ose disa nga specifikimet e përcaktuara duhet të:
    • Disponojë pajisjet, instrumentet dhe ambientet e nevojshme;
    • Plotësojë kushtet dhe procedurat respektivisht sipas neneve të Udhëzimit Nr.1546, datë 29.3.2016:
      • Kërkesë nga Drejtuesi Ligjor për pajisjen me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së autoriparimit;
      • Kontratë midis Drejtuesit Ligjor dhe Përgjegjësit Teknik me afat të përcaktuar mbi një vit;
      • Kopje të Dëshmisë së Aftësive Profesionale të Përgjegjësit Teknik;
  • Rregullore e brendshme e funksionimit të veprimtarisë e cila duhet të përmbajë:
    • Zbatimin e Ligjit dhe të Udhëzimit për Autoriparimet;
    • Plotësimin e Regjistrit për Autoriparimet;
    • Zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në punë;
  • Zbatimim e rregullave të mbrojtjes nga zjarri:
    • Dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, që pasqyrojnë mjediset, pajisjet, instrumentat etj
    • Dokument që vërteton ngurtësimin e velftës së garancisë financiare

2. Duhet të respektojnë legjislacionin në fuqi për qarkullimin rrugor, për normat e kujdesit ndaj mjedisit, ndaj ndotjeve dhe parandalimit të dëmtimeve.

Subjekte që ushtrojnë veprimtari të shitblerjes së mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura

Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtari të shitblerjes së mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura sipas ligjit përcakton që:

Subjektet juridike për të ushtruar veprimtaritë e përcaktuara në Ligj duhet të jenë të pajisura me licencë për veprimtarinë “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove, të reja ose të përdorura”, me kodin VII.3.B.2, e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) nën juridiksionin e të cilit është selia e subjektit.

Që subjekti të licencohet dhe të ushtrojë veprimtarinë e shitblerjes së mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura, të autorizuara nga prodhuesi duhet të:

  • Disponojë pajisjet, instrumentet dhe ambientet e nevojshme;
  • Plotësojë kushtet dhe procedurat respektivisht sipas neneve të Udhëzimit Nr.1545, datë 29.03.2016:
  • Kërkesë, nga drejtuesi ligjor, për pajisjen me licencë veprimtarie për shitblerjen e mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiot e tyre, të reja dhe/ose të përdorura, të autorizuara nga prodhuesi;
  • Kontratë midis Drejtuesit Ligjor dhe Përgjegjësit Teknik me afat të përcaktuar mbi një vit;
  • Kopje të Dëshmisë së Aftësive Profesionale të Përgjegjësit Teknik;
  • Rregullore e brendshme e funksionimit të veprimtarisë e cila duhet të përmbajë:
    • Zbatimin e Ligjit dhe të Udhëzimit për “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura, të autorizuara nga prodhuesi”;
    • Plotësimin e Regjistrit për “Shitblerjen e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura, të autorizuara nga prodhuesi” VII.3.B.2;
    • Zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në punë;
    • Zbatimim e rregullave të mbrojtjes nga zjarri.
  • Dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, që pasqyrojnë mjediset, pajisjet, instrumentat etj.
  • Dokument që vërteton ngurtësimin e velftës së garancisë financiare.

Subjektet të cilat ushtrojnë këtë veprimtari duhet të pajisen me autorizim nga prodhuesi i mjeteve

Subjekte që ushtrojnë veprimtari ndërmjetësimi në shitblerje

Subjektet juridike, që ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit, kundrejt pagesës, në shitblerjen e mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove, të reja ose të përdorura:

  • Trajtohen si subjekte të tatueshme dhe i nënshtrohen legjislacionit në fuqi:
    • Duhet të mbajnë në mjediset ku ushtrojnë veprimtarinë, në vende të dukshme, tabelat e veprimeve që kryejnë, si dhe tarifat përkatëse për çdo ndërhyrje të bërë.
    • Kryerja e veprimeve të ndryshme nga ato të shënuara në tabelat përkatëse, si dhe marrja e vlerave më të mëdha nga ato të treguara në këto tabela, përbëjnë shkelje dhe dënohen sipas Ligjit Nr.9573, date 03.70.2006, ndryshuar.

Ligji përcakton që:

  • Subjektet juridike për të ushtruar veprimtaritë e përcaktuara në Ligj duhet të jenë të pajisura me licencë e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) sipas katgorisë VII 3 të ligjit për licencat nën juridiksionin e të cilit është selia e subjektit.
  • Subjektet, janë të detyruara të mbajnë një regjistër, ku të shënojnë veprimet që kryejnë çdo ditë, në mënyrë të saktë dhe kronologjike, pa korrigjime, gjeneralitetet e personave, me të cilët kanë kryer një ndërmjetësim.

Subjekte që ushtrojnë veprimtari të mbledhjes, depozitimit, shkatërrimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe i pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura

Subjektet juridike, që të ushtrojnë veprimtari të mbledhjes, depozitimit, shkatërrimit të mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe i pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura:

  1. Duhet të jenë të regjistruara sipas përcaktimeve të Ligjit nr.9573, datë.3.7.2006, ndryshuar

Ligji përcakton që:

Subjektet juridike për të ushtruar veprimtaritë e përcaktuara në Ligj duhet të jenë të pajisura me licencë për veprimtarinë “Autoriparim i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove” me kod VII.3.B.1/dh, e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) nën juridiksionin e të cilit është selia e subjektit.

Që subjekti të licencohet në një ose disa nga specifikimet e përcaktuara duhet të:

  • Disponojë pajisjet, instrumentet dhe ambientet e nevojshme;
  • Plotësojë kushtet dhe procedurat respektivisht sipas neneve të Udhëzimit Nr.1546, datë 29.3.2016:
  • Kërkesë nga Drejtuesi Ligjor për pajisjen me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së autoriparimit;
  • Kontratë midis Drejtuesit Ligjor dhe Përgjegjësin Teknik me afat të përcaktuar mbi një vit;
  • Kopje të Dëshmisë së Aftësive Profesionale të Përgjegjësit Teknik;
  • Rregullore e brendshme e funksionimit të veprimtarisë e cila duhet të përmbajë:
    • Zbatimin e Ligjit dhe të Udhëzimit për Autoriparimet;
    • Plotësimin e Regjistrit;
    • Zbatimin e rregullave të sigurimit teknik në punë;
    • Zbatimim e rregullave të mbrojtjes nga zjarri.
  • Dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, që pasqyrojnë mjediset, pajisjet, instrumentat etj
  • Dokument që vërteton ngurtësimin e velftës së garancisë financiare
  1. Duhet të respektojnë legjislacionin në fuqi për qarkullimin rrugor, për normat e kujdesit ndaj mjedisit, ndaj ndotjeve dhe parandalimit të dëmtimeve;