Përfundim Afat Vlefshmërie

You are here

Procedura e aplikimit për Leje Drejtimi

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) dhe dorëzon dokumentet e mëposhtme:

  • Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qendrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti që vërteton aftësinë shëndetësore për drejtimin e mjetit, e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit;
  • Leja e drejtimit ekzistuese ose vërtetim denoncimi në rast humbjeje;
  • Foto 4 x 5 cm (opsionale) për pajisje me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit” për qarkullim të përkohshëm (sipas kërkesës së qytetarit).

 

Marrja e fotos dhe shkrimit

Aplikantit

  •  i merret fotografia digjitale;
  •  i merret shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike. Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi: 4500 lekë.

Shënim:

  • Për personat me moshë ≥ 65 vjeç: 2,000 lekë;
  • Për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara (leje drejtimi e posacme): 2,000 lekë.

Tarifa e pajisjes me dublikatë të lejes së drejtimit: 3500 lekë.

Shënim:

  • Dublikatë lejedrejtimi për rastet kur personi ka kategorinë B dhe vlefshmëria e lejes së drejtimit del më pak se  5 vjet: 2,000 lekë;
  • Dublikatë lejedrejtimi për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara (leje drejtimi e posacme): 2,000 lekë.

Tarifë transferimi dosje

1,000 lekë (vetëm nëse aplikimi bëhet në DRSHTRR tjetër të ndryshme nga vendbanimi).

 

Tërheqja e lejes së drejtimit

Qytetari paraqitet me dokument identifikimi të vlefshëm pranë DRSHTRR-së ku ka kryer aplikimin për të tërhequr lejen e drejtimit.

Afatet e tërheqjes:

  • Brenda ditës, për DRSHTRR Tiranë, pranë zyrave të shërbimit tek ish-Nisharak.
  • Brenda 3 (tre) ditëve (pune), për DRSHTRR-të e tjera.

Kush mund ta tërheqë lejen e drejtimit?

  • Vetë mbajtësi i lejes së drejtimit;
  • Personi i autorizuar sipas deklaratës mod. DPD, të nënshkruar nga zotëruesi i lejes së drejtimit në momentin e aplikimit;
  • Personi i pajisur me prokurë të posaçme.

Dokumentet që duhet të paraqesë personi i autorizuar:

  • Kopje të deklaratës mod. DPD ose prokurë të posaçme;
  • Dokument identifikimi të vlefshëm.