Humbje, Vjedhje ose Shkatërrim

You are here

Paraqitja dhe dokumentacioni

Qytetari paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR), plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet si më poshtë:

  • Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti që vërteton aftësinë shëndetësore për drejtimin e mjetit rrugor për kategorinë përkatëse, e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (vetëm në rastet kur kërkohet vlefshmëri e re e lejes së drejtimit).
  • Vërtetim denoncimi nga e-Albania.
  • 1 (një) fotografi me ngjyra, përmasa 4 x 5 cm për pajisje me “Kopje përmbledhëse të Lejes së Drejtimit” për qarkullim të përkohshëm (sipas kërkesës së qytetarit).
  • Për rastet e humbjes, vjedhjes apo shkatërrimit të lejes së drejtimit, modeli i lëshuar nga data 24.01.2017, qytetari mund të aplikojë për pajisjen me dublikatin e lejes së drejtimit. Në këtë rast nuk është e nevojshme të dorëzohet certifikatë mjekësore.

Marrja e fotos dhe shkrimit

Aplikantit:

  • i merret fotografia digjitale;
  • i merret shkrimi elektronik (emër dhe mbiemër) në pajisjen elektronike.

Këto të dhëna pasqyrohen në lejen e drejtimit.

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi: 4500 lekë.

Shënim:

  • Për personat me moshë ≥ 65 vjeç: 2,000 lekë;
  • Për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara (leje drejtimi e posacme): 2,000 lekë.

Tarifa e pajisjes me dublikatë të lejes së drejtimit: 3500 lekë.

Shënim:

  • Dublikatë lejedrejtimi për rastet kur personi ka kategorinë B dhe vlefshmëria e lejes së drejtimit del më pak se  5 vjet: 2,000 lekë;
  • Dublikatë lejedrejtimi për personat me sëmundje të veçanta / me aftësi të kufizuara (leje drejtimi e posacme): 2,000 lekë.

Tarifë për transferim dosje:

1,000 lekë (vetëm në rastet kur aplikimi kryhet në DRSHTRR tjetër nga vendbanimi).

 

Tërheqja e lejes së drejtimit

Qytetari paraqitet me dokument identifikimi të vlefshëm pranë DRSHTRR-së ku ka kryer aplikimin për të tërhequr lejen e drejtimit.

Afatet e tërheqjes:

  • Brenda ditës, për DRSHTRR Tiranë, pranë zyrave të shërbimit tek ish-Nisharak.
  • Brenda 3 (tre) ditëve (pune), për DRSHTRR-të e tjera.

Kush mund ta tërheqë lejen e drejtimit?

  • Vetë mbajtësi i lejes së drejtimit;
  • Personi i autorizuar sipas deklaratës mod. DPD, të nënshkruar nga zotëruesi i lejes së drejtimit në momentin e aplikimit;
  • Personi i pajisur me prokurë të posaçme.

Dokumentet që duhet të paraqesë personi i autorizuar:

  • Kopje të deklaratës mod. DPD ose prokurë të posaçme;
  • Dokument identifikimi të vlefshëm.