Mbikëqyrja, Pezullimi dhe Mbyllja e Veprimtarisë së Autoshkollës

You are here

Mbikëqyrja e aktivitetit të autoshkollave

Mbikëqyrja administrative dhe teknike e autoshkollave kryhet nga DPSHTRR dhe DRSHTRR, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kontrollet mund të jenë:

  • të planifikuara;
  • të befasishme;
  • ose të zhvilluara në çdo rast kur lind nevoja për verifikim.

Objekti i kontrollit

Gjatë kontrollit verifikohet:

  • Dokumentacioni i licencimit dhe kualifikimi profesional i personelit;
  • Administrimi i aktivitetit sipas legjislacionit;
  • Kushtet e zhvillimit të mësimit teorik dhe ambientet didaktike;
  • Gjendja teknike dhe dokumentacioni i mjeteve;
  • Zhvillimi i mësimit teorik dhe praktik;
  • Respektimi i rregulloreve dhe akteve ligjore.

Procesverbali dhe masat

  • Për çdo kontroll hartohet procesverbal;
  • Autoshkolla duhet të korrigjojë mangësitë brenda 5 ditëve;

Në rast moskorrigjimi ose shkeljeje ligjore:

  • mund të vendoset pezullimi ose anulimi i aktivitetit.

Vendimi merret nga DPSHTRR dhe i përcillet QKB-së, si dhe reflektohet në sistemin informatik.

Pezullimi i përkohshëm i veprimtarisë

Nga strukturat kontrolluese

Pezullimi (1–3 muaj) vendoset kur konstatohen një ose më shumë nga parregullsitë e mëposhtme:

  • veprimtaria nuk zhvillohet rregullisht;
  • titullari nuk merr masa për zëvendësimin e mësuesve dhe të instruktorëve, që janë vlerësuar të papërshtatshëm nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor;
  • titullari nuk respekton urdhrat e dhënë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për të rregulluar funksionimin e autoshkollës; 
  • bëhet transferimi i mjediseve të autoshkollës pa lejen e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nëse ka kandidatë në proces përgatitor:

  • autoshkolla duhet të marrë masa për transferimin e tyre në autoshkolla të tjera.

Rifillimi i veprimtarisë pas pezullimit lejohet vetëm pas:

  • shmangies së parregullsive të konstatuara dhe përmbushjes së kushteve të vendimit të pezullimit.

Mbyllja e aktivitetit të autoshkollës

 Rastet e anulimit të licencës

Licenca mund të anulohet kur:

  • mungon kapaciteti financiar;
  • nuk plotësohen kërkesat ligjore;
  • mungojnë pajisjet teknike dhe didaktike;
  • autoshkolla është pezulluar 2 herë brenda 2 viteve;
  • aktiviteti nuk fillon brenda 60 ditëve nga licencimi.

Procedura e mbylljes

  • Strukturat kontrolluese konstatojnë shkeljet;
  • Propozojnë anulimin te Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR;
  • Propozimi per anulim licence dërgohet në QKB;
  • QKB merr vendimin për anulim;
  • DRSHTRR përditëson sistemin dhe e kalon subjektin në status “Joaktiv”.

Shënim: Mbikëqyrja e autoshkollave synon garantimin e standardeve profesionale në trajnim dhe rritjen e sigurisë rrugore në përputhje me legjislacionin në fuqi.