Rezervimi i Kontrollit Teknik të mjetit bëhet nëpërmjet platformës e-Albania

You are here

 

Rezervo Kontrollin Teknik

Anullimi i Rezervimit Online

Anullimi rezervimit online kryhet vetëm nga e njëjta llogari e portalit e-albania nga e cila është bërë edhe rezervimi të cilin kërkoni të anulloni. Në rast se ju keni një rezervim aktiv dhe tentoni të kryeni një rezervim të ri për të njëjtin mjet, sistemi ju kërkon nëse do të anulloni rezervimin aktual.

Kur nuk është i nevojshëm rezervimi online i kontrollit teknik në e-Albania?

  • Për rikontroll të mjetit, në të njëjtën qendër dhe brenda 30 ditëve nga kontrolli fillestar;
  • Për mjetet e regjistruara në emër të Trupës Diplomatike në Republikën e Shqipërisë;
  • Për mjetet në pronësi të personave invalidë;
  • Për llojet e mjetit motor dhe ciklomotor;
  • Për pajisje me dublikatë të certificates së lëshuar nga DPSHTRR.

Kujdes: Mjetet që kanë rezervuar për kontroll teknik kanë përparësi ndaj mjeteve për rikontroll.