Dhurimi / Lënia në Trashëgimi e Mjetit

You are here

Kontratat për rastet e dhurimit të mjetit, dëshmia e trashëgimisë, etj., hartohen pranë një zyre noteriale.
Për rastet e dhurimit, të dyja palët paraqiten pranë noterit dhe kryejnë procedurat përkatëse dhe me kontratën e dhurimit, paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndryshimin e pronësisë së mjetit. Në rastin e trashëgimisë, pasi çelet trashëgimia, përfituesit duhet të paraqiten pranë DRSHTRR, për të vijuar me ndryshimin e pronësisë së mjetit.

Pala përfituese paraqitet pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin, bashkë me mjetin që do i ndryshohet pronësia dhe me këto dokumente me vete:

  • Dokument identifikimi. Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me mjetin e identifikimit;
  • Leja e qarkullimit e mjetit;
  • Certifikata e Pronësisë së mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit);
  • Certifikata e Kontrollit Teknik, e vlefshme, nëse nuk është e vlefshme duhet të bëjë identifikim e treguesve teknik të mjetit duke u pajisur me certifikatën përkatëse;
  • Kontrata e dhurimit, dëshmia e trashëgimisë, etj.
  • Vërtetimi RBS - konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pranë zyrave tona të shërbimit ose te noteri.

Kujdes: Mjeti duhet të jetë aktiv në sistem për kryerjen e procedurës dhe i lirë nga detyrimet në DPSHTRR (taksat, kamatvonesat), INTERPOL dhe RBS.


Ndryshimi i pronësisë

Pas të gjitha procedurave të ndjekura më lart, pala që do përfitojë mjetin do të pajiset me Leje të re Qarkullimi.Pala e interesuar do të bëjë ndryshimin e pronësisë (përditësimin e të dhënave të reja në sistem) brenda 30 ditëve në sportelet e DRSHTRR-së ku ka vendbanimin.

Shënim: Dokumentet teknike dhe ato të fitimit të pronësisë, që janë në gjuhë të huaj, duhet të jenë të përkthyera në shqip dhe të noterizuara, me përjashtim të rasteve,si më poshtë:

  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht.