Rezervim të targës taksi

You are here

Autoveturat e shërbimit taksi pajisen me targë taksi, në bazë të licencës të lëshuar për shërbimin taksi nga Bashkia.

Për rezervim të targës taksi, zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë zyrave të DRSHTRR-së që ka në juridiksion vendbanimin e tij vendbanimin dhe dorëzon:

  • fotokopjen e lejes së qarkullimit;
  • kërkesën ose autorizimin për rezervim targë taksi, të lëshuar nga Bashkia.

DRSHTRR-ja e pajis aplikantin me vërtetim ku evidentohet targa e rezervuar, vetëm kur subjekti është pronar ose përdorues i mjetit, i regjistruar në sistem me NUIS/NIPT. Në rast të kundërt nuk lëshohet vërtetim.

Pasi të pajiset me licencë nga Bashkia, zotëruesi i mjetit duhet të paraqitet pranë zyrave të DRSHTRR-së për t’i pasqyruar këto të dhëna në regjistrin informatik, si dhe për t’u pajisur me leje qarkullimi dhe targa taksi.