Shitblerja e Mjetit

You are here

Për mjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë

Shitësi dhe Blerësi i mjetit duhet të ndjekin këto hapa:

Shitësi dhe Blerësi paraqiten pranë Drejtorisë Rajonale ku ka vendbanimin njëra nga palët me këto dokumente me vete:

 

  • Dokument identifikimi. Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Për kryerjen e veprimeve në emër të shitësit të mjetit në mungesë fizike të tyre nevojitet prokurë e posaçme/autorizim bashkë me mjetin e identifikimit;
  • Leja e qarkullimit;
  • Certifikatë Pronësie e mjetit (nëse nuk është pajisur me lejen e re të qarkullimit); 
  • Certifikata e Kontrollit Teknik, e vlefshme;
  • Certifikatat e konformitetit dhe dokumentet teknik të mjetit, të lëshuar nga prodhuesi dhe që janë homologe me ato të BE; 
  • Certifikatat e regjistrimit të plotësuara me kodet e harmonizuara të BE, si dhe certifikatat e regjistrimit të leshuara nga vendet e BE;
  • Certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga SHBA, Kanada dhe shtete të tjera, të plotësuara në anglisht. 

  • Dokument identifikimi. Nëse është subjekti fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB-së. Personi që kryen veprimet duhet të jëtë i pajisur me autorizim dhe me dokumentin e identifikimit.

Shënim:  

Të gjithë dokumentet në gjuhën angleze dhe dokumentet teknike nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE nuk kanë nevojë për përkthim dhe noterizim. 
Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentat në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj.

Kontrata e shitblerjes 

Mjeti duhet të jetë aktiv në sistem për kryerjen e procedurës dhe i lirë nga detyrimet në DPSHTRR (taksat, kamatvonesat), INTERPOL dhe RBS.

Nëse kontrata e shitblerjes është hartuar pranë një zyre noteriale, mund të vijoni me ndryshimin e pronësisë në sportel, ku do të pajiseni me leje të re qarkullimi. Në rast të kundërt, kontrata e shitblerjes hartohet pranë sporteleve të DRSHTRR.

Ndryshimi i pronësisë

Pasi hartohet kontrata e shitblerjes në sportelin e juristit të DRSHTRR-së, një kopje e saj i dorëzohet punonjësit me detyrë specialist regjistrimi/identifikimi, i cili, pasi kryen veprimet lidhur me përfundimin e procedurave të regjistrimit të ndryshimit të pronësisë së mjetit, lëshon lejen e re të qarkullimit për blerësin.

Nëse personi që paraqitet në sportel nuk është pronar i mjetit, veç dokumenteve të mësipërme duhet të ketë me vete:

  • Prokurën e posaçme/autorizimin për kryerjen e veprimeve në emër të pronarit të mjetit;
  • Dokument identifikimi;
  • Lejen e Qarkullimit dhe Certifikatën e Pronësisë (nëse nuk ka lejen e re të qarkullimit).

Blerësi duhet të bëjë ndryshimin e pronësisë (përditësimin e të dhënave të reja në sistem) brenda 30 ditëve në sportelet e DRSHTRR-së.

Gjoba

Mosparaqitja brenda afateve ligjore për këtë ndryshim, referuar nenit 93, të Kodit Rrugor, për automjete, motomjete dhe rimorkio, ju ngarkon me gjobë.

  • Për shkelje të afatit mbi 30 ditë deri në 90 ditë kalendarike - 10,000 lekë
  • Për shkelje të afatit mbi 90 ditë kalendarike deri në 1 vit - 20,000 lekë; 
  • Për shkelje të afatit me më shumë se 1 vit - 40,000 lekë. 

Tarifat

  • Kontrata e shitblerjes në DRSHTRR 1,500 Lekë;
  • Vërtetim RBS 1,400 Lekë;
  • Leje e re Qarkullimi për Blerësin 2,500 Lekë.

Tarifa shtesë:

  • Transferimi i dosjes së mjetit pranë Drejtorisë Rajonale 1,000 Lekë.
  • Leje Qarkullimi Provizore 1,000 Lekë.
    Nëse veprimet për shitblerjen e mjetit kryhen pranë drejtorisë rajonale ku ka vendbanimin Shitësi, Blerësi duhet të aplikojë për transferimin e dosjes së mjetit pranë drejtorisë rajonale ku Blerësi ka vendbanimin, si dhe të pajiset me Leje Qarkullimi Provizore për të përfunduar procesin e përditësimit të të dhënave në sistem.
  • Pajisje me targa të reja mjeti (nëse dëshiron Blerësi) 
    • Të dyja targat      4,000 Lekë
    • Targë për motomjet (1 targë)   2,000 Lekë