Taksa Vjetore e Mjeteve të Përdorura (TVMP)

You are here

                         Përllogarit Online Taksën Vjetore të Mjeteve të Përdorura

 

  • Taksa vjetore e mjeteve të përdorura (TVMP) është taksë vjetore për çdo vit kalendarik nga 1 janari deri më 31 dhjetori të vitit përkatës;
  • Taksa e paguar në vitin aktual ka vlefshmëri 365 ditë, nga momenti në të cilën ajo paguhet.
  • Kjo taksë caktohet sipas formulës:
    Cilindrata në cm3 x Koeficienti fiks sipas vjetërsisë x Taksa fikse për llojin e karburantit.
  • Pagesa e TVMP bëhet brenda afatit të vlefshmërisë, por gjithnjë para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit.
  • Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e TVMP brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 0.06 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë vonesë nga dita e fundit e vlefshmërisë. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike”.
  • Detyrimi për pagimin e TVMP i takon pronarit të mjetit.