Mjet i Importuar me Xhama të Errësuar

You are here

Si veprohet për mjetet e importuara me xhama të errësuar?

Nëse mjeti i importuar i ka errësuar xhamat jashtë

Për pajisjen me Certifikatë Miratimi të mjeteve të importuara me xhama të errësuar, nevojiten dokumentet e mëposhtme:

  • Dokumentin me treguesit teknik të mjetit me shënimin përkatës, ose dokument tjetër që konfirmon që mjeti ka xhama të errësuar, me materiale të homologuara në vendin e origjinës, të lëshuar nga subjektet e licencuara nga vendi i origjinës së mjetit.
  • Dokumentacioni i nevojshëm për procedurën e regjistrimit të mjetit. 

Regjistrimi i mjetit

 

Në përfundim të procesit ju do të pajiseni me një certifikatë miratimi e cila do të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me lejen e qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Në mungesë të dokumentacionit provues, nga DPSHTRR do të refuzohet shërbimi. Për pajisjen me certifikatë miratimi, ju duhet të ndiqni procedurën më poshtë:

Ju mund të drejtoheni pranë çdo subjekti të pajisur me licencë të kategorisë VII.3.B.1/b që ofron këtë shërbim.

 

Subjektet e Errësimit të Xhamave

 

Pas errësimit të xhamave me materiale errësuese (film ose veshje plastike) të homologuara nga prodhuesi i tyre, subjekti që ka kryer shërbimin lëshon nën përgjegjësinë e tij:

  • Faturën tatimore me TVSH të lëshuar nga subjekti që ka kryer shërbimin;
  • Fletë garancie për materialin errësues për periudhën e kohëzgjatjes në xhamin e mjetit deri sa materiali të bëhet i pavlefshëm (dëmtohet) nëse punimi është kryer nga subjekti ku ju po tërhiqni këtë dokument;
  • Dokumentin në të cilën identifikohet qartë targa, marka dhe modeli i mjetit, si edhe lloji i materialit errësues sipas certifikatës së lëshuar nga prodhuesi që subjekti administron.

Me dokumentat e mësipërme të lëshuara nga subjekti ku ju keni errësuar xhamat, do të shkoni te Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku keni vendbanimin.
Gjithashtu, ju duhet të keni me vete:

  • Dokument identifikimi;
  • Lejen e Qarkullimit të Mjetit.

Ju do të pajiseni me Certifikatë Miratimi të Errësimit të Xhamave e cila duhet të mbahet gjithmonë me vete në mjet së bashku me Lejen e Qarkullimit. Kjo certifikatë do të jetë objekt kontrolli nga organet ligjzbatuese në rrugë.

Nëse mjeti i ka vetë xhamat e errësuar nga fabrika

Mjeti mund të ketë të errësuara nga fabrika, vetëm xhamat e pasëm për të cilat në këtë rast, nuk kërkohet Certifikatë Miratimi. Ndërsa nëse dëshiron të errësojë xhamat e tjerë, do duhet të ndjekë procedurat normale të errësimit të xhamave, për të cilat drejtuesi i mjetit duhet të marrë edhe Certifikatën e Miratimit.