Ushtrimi i Veprimtarisë për Përgatitjen e Drejtuesve të Mjeteve me Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP) sipas Licencës VII.3.A.2 (CAP)

You are here

Pajisja me Vendim Miratues sipas Licencës VII.3.A.2 (CAP)

Për zhvillimin e aktivitetit të përgatitjes së kandidatëve për pajisjen me Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP), autoshkolla duhet të pajiset me Vendim Miratues nga DPSHTRR, pasi të jetë licencuar sipas nënkategorisë VII.3.A.2 “Autoshkollë për dhënien e Certifikatave të Aftësive Profesionale (CAP)”.

Kushtet për zhvillimin e aktivitetit CAP

Autoshkolla duhet të plotësojë këto kërkesa:

Kërkesa profesionale

  • Të jetë e licencuar për përgatitjen e kandidatëve në kategoritë:
    • C1, C, C1E, CE (transport mallrash); ose
    • D1, D, D1E, DE (transport udhëtarësh);
  • Të ketë eksperiencë minimale 3 vjet si autoshkollë, e vërtetuar nga DPSHTRR dhe autoritetet tatimore;
  • Të disponojë rregullore të brendshme të veçantë për aktivitetin CAP, ku përcaktohen:
    • organizimi i mësimit teorik dhe praktik;
    • programi i trajnimit;
    • detyrat e personelit;
    • marrëdhënia me kandidatët.

 Personeli

  • Drejtues teknik, i punësuar me kontratë noteriale dhe i pajisur me DAP për mësues teorie;
  • Të paktën 1 instruktor praktike, i pajisur me:
    • leje drejtimi përkatëse;
    • CAP sipas kategorisë.

 Infrastrukturë dhe pajisje

Autoshkolla duhet të disponojë ambiente të përshtatshme, që përfshijnë:

  • Klasë mësimore me kapacitet minimal 20 vende;
  • Ndriçim dhe ventilim të mjaftueshëm;
  • Pajisje për mbrojtjen nga zjarri (MNZ) dhe kutia e ndihmës së shpejtë;
  • Ambiente hidrosanitare sipas rregullave në fuqi;
  • Pajisje didaktike për përdorimin e tahografit.

 Mjetet

  • Mjete të përshtatshme për kategoritë e lejeve të drejtimit për të cilat zhvillohet trajnimi CAP.

Procedura e verifikimit

Për pajisjen me Vendim Miratues:

  • Autoshkolla paraqet kërkesë pranë DRSHTRR-së, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës;
  • Dokumentacioni përcillet për shqyrtim në DPSHTRR;
  • Një komision teknik, i ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm, verifikon plotësimin e kërkesave brenda 30 ditëve;
  • Nëse kushtet plotësohen:
    • autoshkolla pajiset me Vendim Miratues;
    • regjistrohet në sistem për zhvillimin e aktivitetit të trajnimit CAP.

Shënim: Zhvillimi i trajnimeve CAP është i lidhur drejtpërdrejt me standardet profesionale të drejtuesve të mjeteve dhe sigurinë në transportin rrugor.