Vërtetime për Leje Drejtimi

You are here

Vërtetim për Leje Drejtimi (për brenda vendit)

 Paraqitja dhe dokumentacioni

Për pajisje me vërtetim për leje drejtimi për brenda vendit, personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së sipas vendbanimit dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm;
  • Leje drejtimi.

 Tarifa- 500 lekë

Tërheqja e lejes së drejtimit

Tërheqja e lejes së drejtimit bëhet pranë DRSHTRR-së ku bëhet aplikimi.

  • DRSHTRR Tiranë: brenda ditës;
  • DRSHTRR të tjera: brenda 3 ditëve (pune).

 

Vërtetim për Leje Drejtimi (për jashtë vendit)

Paraqitja dhe dokumentacioni

Për pajisje me vërtetim për leje drejtimi për jashtë vendit, qytetari që zotëron një lejedrejtimi të lëshuar përpara datës 24.01.2017, paraqitet pranë DRSHTRR-së që ka lëshuar lejen e drejtimit ndërsa qytetari që zotëron një lejedrejtimi të lëshuar pas datës 24.01.2017, paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je dhe dorëzon:

  • Dokument identifikimi të vlefshëm
    (verifikohet, fotokopjohet dhe i kthehet qytetarit);
  • Leje drejtimi
    (verifikohet, fotokopjohet dhe i kthehet qytetarit).

Tarifa- 500 lekë

Tërheqja e lejes së drejtimit

Tërheqja e lejes së drejtimit bëhet pranë DRSHTRR-së ku bëhet aplikimi.

  • DRSHTRR Tiranë: brenda ditës;
  • DRSHTRR të tjera: brenda 3 ditëve (pune).