Menaxhimi dhe Rregullat e Kartës së Tahografit

You are here

Afatet, rinovimi dhe zëvendësimi i kartave të tahografit

Afati i vlefshmërisë

  • Kartat e tahografit kanë një afat vlefshmërie administrative prej 5 (pesë) vitesh për kategoritë e mëposhtme:
    • drejtues mjeti;
    • shoqëri;
    • kontroll nominal;
    • kontroll në grup;
  • Kartat e tahografit për ofiçinat kanë afat vlefshmërie administrative 1 (një) vit.

Rinovimi i kartave

Kartat e memories janë të rinovueshme pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë, me kërkesë të aplikantit.

Rinovimi kryhet nëse plotësohen të njëjtat kritere si në aplikimin fillestar përkatës.

Zëvendësimi i kartave

Kartat mund të zëvendësohen në rastet:

  • humbjeje;
  • vjedhjeje;
  • mosfunksionimi.

Zëvendësimi kryhet kundrejt pagesës, përveç rasteve kur mosfunksionimi është rezultat i një defekti teknik të kartës.

Afati i kartës së zëvendësuar

  • Nëse zëvendësimi bëhet më shumë se 3 muaj para skadencës, karta e re ruan të njëjtin afat vlefshmërie;
  • Në të kundërt, karta e re lëshohet me afat 5 vjet.

Refuzimi i lëshimit të kartës

DPSHTRR mund të refuzojë lëshimin e kartës në rastet kur:

  • konstatohet parregullsi në dokumentacion;
  • ka dyshime mbi vërtetësinë e dokumenteve.

Në këto raste, aplikanti njoftohet zyrtarisht për arsyet e refuzimit.

Tërheqja e kartës së tahografit

  • Karta vihet në dispozicion në sportelet e DRSHTRR-së ku është kryer aplikimi, brenda 10 ditëve;
  • Karta ruhet për një periudhë deri në 3 muaj;

Nëse nuk tërhiqet brenda këtij afati:

  • karta bëhet e pavlefshme dhe administrohet në dosje.

Procedura e dorëzimit

  • Aplikanti tërheq kartën duke firmosur formularin përkatës;
  • Formulari përmban numrin individual të kartës dhe plotësohet me:
    • datën e dorëzimit;
    • firmën e punonjësit përkatës.

Mosfunksionimi i kartës

Në rast mosfunksionimi:

  • mbajtësi e dërgon kartën pranë DRSHTRR-së me letër rekomande, të shoqëruar me deklaratë personale;

Pas verifikimit:

  • nëse nuk konstatohet defekt → karta i kthehet mbajtësit;
  • nëse konstatohet defekt teknik → karta zëvendësohet pa pagesë;
  • nëse defekti është shkaktuar nga përdorimi → kërkohet pagesa për zëvendësim.

Tarifat

  • Tarifa për pajisjen me kartë tahografi digjital: 40 Euro

Përgjegjësi dhe sanksione

  • DPSHTRR lëshon kartën brenda 10 ditëve pune, nëse dokumentacioni është i plotë dhe i vlefshëm;
  • Mbajtësi i kartës është plotësisht përgjegjës për përdorimin e saj;
  • Çdo përdorim abuziv ose mashtrues ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi;
  • DPSHTRR nuk mban përgjegjësi për pasojat që rrjedhin nga përdorimi i kartës.

Shënim: Përdorimi dhe administrimi i kartave të tahografit është pjesë e detyrimeve ligjore për subjektet dhe drejtuesit që operojnë në transportin rrugor.