Ankand online/elektronik, nënkupton procedurat e shitjes së targave të personalizuara të klasifikuara nga DPSHTRR, i cili zhvillohet përmes platformës elektronike. Kjo procedurë e shitjes së targave të personalizuara nga DPSHTRR, bazohet në ofertën publike më të lartë.
Video udhëzuese për ankandin elektronik
Si të regjistroheni në platformë
Si të regjistroheni në ankand
Si të ofertoni në ankand
Si funksionon procesi i ankandit?
Procesi i ankandit funksionon në disa hapa:
DPSHTRR publikon periodikisht listën e targave për shitje me ankand së bashku me çmimin fillestar dhe afatet kohore.
Regjistrimi i pjesëmarrësve
Çdo pjesëmarrës duhet të krijojë një llogari në platformën e ankandit online.Pjesëmarrësit mund të jenë individë, persona fizikë, juridikë që plotësojnë kriteret ligjore dhe administrative për pjesëmarrje në ankand dhe që paraqesin një ofertë të vlefshme për një ose më shumë targa të personalizuara të shpallura në shitje nga DPSHTRR. Pjesëmarrësit të cilët regjistrohen dhe marrin pjesë në ankandin e targave të personalizuara duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë:
- Duhet të jenë mbi 18 vjeç;
- Duhet të disponojë mjet në pronësi/qira financiare;
- Duhet të kenë dokument identifikimi të vlefshëm ID/pasaportë ose NIPT (aktiv) për personat fizik/juridik;
- Duhet të përmbushin kushtet, detyrimet financiare të kërkuara sipas tarifës së miratuar.
Ofertuesit mund të marrin pjesë në një numër të pacaktuar targash objekt ankandi, me sigurim oferte të vlefshëm për secilën targë të klasifikuar për ankand.
Tarifa e regjistrimit në ankand
Tarifa për regjistrim në ankand për targat e personalizuara është 2,000 lekë dhe paguhet menjëherë me kartë debiti/krediti nga platforma sipas faturës tatimore, e cila është e pakthyeshme.
Sigurimi i ofertës
Sigurimi i ofertës për ankandin elektronik është 20,000 lekë e cila ngurtësohet në platformë nga karta e debitit/kreditit.Afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës do të jetë i vlefshëm, nga data e zhvillimit të ankandit deri në përfundim të ankandit. Për ofertuesit jo fitues, në përfundim të ankandit, kjo shumë u kthehet pjesëmarrësve.
Për ofertuesin fitues, afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës përfundon me pagesën e plotë të vlerës maksimale të ofertuar. Në rast mos kryerje pagese për targën brenda afateve të përcaktuara kjo shumë e ngurtësuar nuk i kthehet ofertuesit, po mbahet si kompesim nga DPSHTRR për mospërmbushje të detyrimeve që lindin nga procesi.
Vendosja e ofertave
Ankandi elektronik zhvillohet me parimin që ofertuesit kanë të drejtën të rrisin ofertën e tyre sipas vlerës së hapit si dhe formës së ofertimit automatik maksimal (Proxy Bidding) ku ofertat vendosen automatikisht nga sistemi në emrin e ofertuesit.
Vlera e hapit për çdo ofertë mbi vlerën fillestare të pjesëmarrësve gjatë zhvillimit të ankandit është e përcaktuar.
Vlera e hapit do të jetë progresive, me rend rritës të shkallëzuar si më poshtë:
Nëse vlera fillestare e targës është deri në 250.000 lekë me TVSH
- Hapi rritet me vlerën 5,000 (pesë mijë) lekë;
- Fitues shpallet oferta më e lartë.
Nëse vlera fillestare e targës është nga 250.001 deri në 500.000 lekë me TVSH
- Hapi rritet me vlerën 10,000 (dhjetë mijë) lekë
- Fitues shpallet oferta më e lartë.
Nëse vlera fillestare e targës është nga 500.001 deri në 1.000.000 lekë me TVSH
- Hapi rritet me vlerën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë;
- Fitues shpallet oferta më e lartë.
Nëse vlera fillestare e targës është mbi 1.000.001 leke me TVSH
- Hapi rritet me vlerën 20,000 (njëzet mijë) lekë;
- Fitues shpallet oferta më e lartë.
Mbyllja e ankandit
Në përfundim të afatit të ankandit, fitues shpallet automatikisht ofertuesi që ka paraqitur ofertën më të lartë të vlefshme, në përputhje me rregullat e ankandit.
Finalizimi
Fituesi pajiset me faturën tatimore brenda 2 (dy) ditë pune. Pagesa kryhet me transfertë bankare në numrin e llogarisë të specifikuar në faturë.Pagesat në cash nuk lejohen.
Për rastet kur ofertuesi fitues në ankandin elektronik, nuk kryen pagesën e faturës dhe tërhiqet si fitues ose nuk kryen pagesën brenda afatit prej 5 (pesë) ditë pune, procedura e ankandit për këtë targë anulohet dhe targa rikthehet për rishitje me ankand.
Afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës do të jetë i vlefshëm, nga data e zhvillimit të ankandit deri në përfundim të ankandit. Për ofertuesit jo fitues, në përfundim të ankandit, kjo shumë u kthehet pjesëmarrësve.
Për ofertuesin fitues, afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës përfundon me pagesën e plotë të vlerës maksimale të ofertuar. Në rast mos kryerje pagese për targën brenda afateve të përcaktuara, kjo shumë e ngurtësuar nuk i kthehet ofertuesit, por mbahet si kompesim nga DPSHTRR për mospërmbushje të detyrimeve që lindin nga procesi.
Pyetje për pjesëmarrjen dhe ofertat
Për të bërë një ofertë, duhet të regjistroheni në platformën e ankandit, të paguani tarifën e regjistrimit dhe sigurimin e ofertës. Më pas, ju mund të vendosni ofertë manuale ose të përdorni ofertimin automatik (Proxy Bidding), ku sistemi rrit ofertën në emrin tuaj deri në limitin që vendosni.
Oferta e vendosur në ankandin elektronik nuk mund të tërhiqet. Pjesëmarrësit vetëm mund të rrisin ofertën e tyre gjatë afatit të ankandit, sipas vlerës së hapit të përcaktuar.
Po. Shuma minimale është çmimi fillestar i targës, i cili publikohet nga DPSHTRR. Çdo ofertë pasuese duhet të rritet sipas “hapit të ofertës” që ndryshon në varësi të vlerës fillestare të targës.
Nëse një ofertues tjetër ofron më shumë se oferta juaj, ju mund të vendosni një ofertë të re më të lartë ose të aktivizoni ofertimin automatik që e rrit ofertën tuaj deri në limitin që keni vendosur.
Platforma e ankandit e shfaq në kohë reale ofertën më të lartë. Në panelin tuaj do të shfaqet qartë nëse jeni “ofertuesi me vlerën më të lartë”, ose nëse jeni tejkaluar nga një pjesëmarrës tjetër.
Pyetje për fituesin
Në përfundim të afatit të ankandit, sistemi shpall automatikisht fituesin — ofertuesi që ka vendosur ofertën më të lartë të vlefshme, sipas rregullave të ankandit.
Fituesi pajiset me faturën tatimore brenda 2 ditësh pune. Ai duhet të kryejë pagesën e vlerës së ofertës për targën dhe të përfundojë procedurat sipas udhëzimeve të platformës.
Nëse pagesa nuk realizohet brenda 5 ditëve pune:
- Fituesi humbet shumën e sigurimit të ofertës (20,000 lekë);
- Ankandi për atë targë anulohet;
- Targa rikthehet në listat e ankandeve të ardhshme për rishitje.
Pyetje për pagesat
Pagesat bëhen në mënyra të ndryshme, varësisht nga natyra e pagesës:
- Tarifa e regjistrimit (2,000 lekë) dhe sigurimi i ofertës (20,000 lekë) paguhen vetëm me kartë debiti ose krediti përmes platformës;
- Pagesa e faturës tatimore për targën fituese mund të bëhet me transfertë bankare sipas të dhënave të faturës.
Pagesat me para në dorë (cash) nuk pranohen në asnjë rast.
A është pagesa e kthyeshme nëse diçka shkon keq?
- Tarifa e regjistrimit (2,000 lekë) është e pakthyeshme;
- Sigurimi i ofertës (20,000 lekë) kthehet vetëm nëse ofertuesi nuk fiton ankandin;
- Për fituesin, sigurimi kthehet pasi kryen pagesën e plotë;
- Nëse fituesi nuk paguan ofertën fituese të shpallur, sigurimi nuk kthehet.