Dëshmitë e aftësisë profesionale & Vërtetimi i aftësisë profesionale

You are here

Subjektet të cilat ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në Ligjin Nr. 9573, datë 03.07.2006 duhet të kenë një Përgjegjës Teknik i cili të jetë i pajisur me DAP ose VAP.

Dëshmia e aftësisë profesionale(DAP) vlen për veprimtaritë:

Me kod VII.3.B.1 e cila përfshin veprimtaritë si më poshtë:

  • Për veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit;
  • Për riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë;
  • Për riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik
  • Për riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave;
  • Për subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio;
  • Për subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjetet ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura

Me kod VII.3.B.2:

  • Për shitblerjen e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove, të reja ose të perdorura, të autorizuara nga prodhuesi.

Vërtetimi i aftësisë profesionale vlen për veprimtaritë me kod VII.3.B.4.

  • Për Agjencitë që ushtrojnë veprimtari të trajtimit të praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose rimorkiove

Referenca:

Dëshmia e aftësisë profesionale VII.3.B.1.

Dëshmia e aftësisë profesionale VII.3.B.2.

Vërtetimi i aftësisë profesionale VII.3.B.4.