Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor së bashku me “Green Line Albania”, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave të Qarkut të Tiranës, kanë çelur një ambient strehimi për të mirëpritur dhe akomoduar dhjetra familje të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor. Hapësira moderne për qendrën e strehimit është ofruar nga Tirana Business Park, në afërsi të Rinasit dhe ambienti përfshin 100 shtretër, sistem qendror ngrohjeje/ajrimi/kondicionimi, hapësira social-rekreative për fëmijët, ambiente sanitare, dushe, mensë, linjë transporti me autobus TBP-Tiranë, info/help-desk, prezencë 24 orë roje, ambulancë, etj.
Një falenderim i veçantë për realizimin e kësaj qendre është për:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Tirana Business Park; Green line Albania, Klik Ekspo Group, Falgeo, Ta Pastrojmë Kosovën, Kryqi i Kuq Shqiptar, Mullixhiu, Task Forca e Transportit Rrugor.
Faleminderit!
Bashkëpunëtorët Tanë
Falenderojmë përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët që mundësojnë dhe bashkëpunojnë për krijimin dhe mirëmbajtjen e strehës së emergjencave, ngritur në ambientet e Tirana Business Park.
DPSHTRR i bën thirrje subjekteve/individëve që dëshirojnë të ndihmojnë Strehën e Emergjencave te “Tirana Business Park” me kontribut për vaktet ushqimore, të kontaktojnë numrin: +355692545900.
Plotёsoni kёtё formular aplikimi nёse jeni tё interesuar tё bёheni vullnetar ose të dhuroni në ndihmesë të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti, të cilët do të akomodohen në qendrën e strehimit te ambientet e Tirana Business Park, në afërsi të Rinasit.
Ky formular nuk paraqet njё kontratё, nuk ka si qёllim krijimin e njё kontrate punёsimi me vullnetarёt, tani ose nё tё ardhmen.
Informacioni nё kёtё formular do tё trajtohet me fshehtёsi.