Lajme të mira nga Saranda, ku investimi më i fundit që do të prezantohet në vijim provon edhe njëherë tjetër rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të bashkëveprimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, me një fokus të vetëm!

You are here

 Lajme të mira vijnë nga Saranda, ku investimi më i fundit që do të prezantohet në vijim provon edhe njëherë tjetër rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të bashkëveprimit ndërinstitucional dhe me sektorin privat, me një fokus të vetëm: MIRËQENIEN E QYTETARËVE!

 Falë iniciativës së Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Sarandë Z. Elidon Onjea dhe bashkëpunimit të:

ARRSH Drejtoria e Rajonit Jugor, Bashkia Finiq, 

Firmat AGBES dhe RSM për vijëzimet e rrugës,

u bë e mundur rehabilitimi i një segmenti rrugor të dëmtuar i cili krijonte problematika për udhëtimin drejt ambienteve të DRSHTRR Sarandë përgjatë çdo stine. Falë këtij investimi i themi mirupafshim ditëve me pluhur apo gropave të mbushura me ujë përgjatë ditëve me shi.

Kjo ndërhyrje nuk do të ketë impakt vetëm për përmirësimin e eksperiencës së vizitës pranë DRSHTRR Sarandë por edhe në cilësinë e jetës së komunitetit përreth! 


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga