PËR HERË TË PARË, TARGAT E PERSONALIZUARA NË ANKAND ELEKTRONIK!

Data e lajmit: 01 Oct 2026

PËR HERË TË PARË, TARGAT E PERSONALIZUARA NË ANKAND ELEKTRONIK!

Një risi e re në shërbimet e DPSHTRR-së.

Për herë të parë, qytetarët do të kenë mundësinë të konkurrojnë për targa të personalizuara përmes një ankandi elektronik, në një procedurë moderne, transparente dhe tërësisht online.

Në këtë ankand të parë vijnë gjashtë kombinime të veçanta:

Q888Q • L0ND0N • QU33N • K0S0VA • 7777 • M0N3Y

6 targa. 6 kombinime unike. 6 mundësi për të zgjedhur diçka që të përfaqëson.

Regjistrohu në platformën Online, ndiq procedurën dhe bëhu pjesë e një procesi që zhvillohet për herë të parë për targat e personalizuara.

https://ankandi.dpshtrr.al

Ky ankand shënon një tjetër hap në modernizimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve, duke krijuar një mënyrë të re, të hapur dhe konkurruese për përzgjedhjen e targave të veçanta.