Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë në Itali dhe qytetarët italianë në Shqipëri!

Data e lajmit: 29 Oct 2026

Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë në Itali dhe qytetarët italianë në Shqipëri!

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë është zgjatur edhe për 5 vite të tjera, duke garantuar vijimësinë e procedurave të konvertimit të lejeve të drejtimit për qytetarët e të dy vendeve. 

Ky vendim konfirmon edhe një herë besueshmërinë e sistemit shqiptar të lejeve të drejtimit dhe standardet e larta që zbaton DPSHTRR në pajisjen e qytetarëve me leje drejtimi, në përputhje me praktikat dhe standardet evropiane të cilësisë.

Përfitim për shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri.


Shërbim me standarde dhe cilësi të garantuar.


Leje drejtimi të besueshme dhe të njohura ndërkombëtarisht.