RISI NË ISH-NSHRAK!

Data e lajmit: 29 Oct 2026

RISI NË ISH-NSHRAK!

Kontrata e shitblerjes së mjetit dhe ndryshimi i pronësisë, tashmë edhe në ish-NSHRAK!

DPSHTRR zgjeron mundësitë për qytetarët, duke ofruar kryerjen e të dyja procedurave së bashku, në një vend vetëm me rezervim paraprak online.

Çfarë duhet të dini?

Në ish-NSHRAK, kontrata e shitblerjes dhe ndryshimi i pronësisë realizohen në një procedurë të përbashkët.

Në ish-NSHRAK, shërbimi ofrohet vetëm me rezervim paraprak online.

Rezervoni këtu: rezervimeonlinedpshtrr.co

Pa rezervim online, mund t'i kryeni procedurat pranë Drejtorisë Rajonale të DPSHTRR në Kashar

DPSHTRR – më pranë qytetarëve, me më shumë mundësi shërbimi!