PAGUAJ ME KARTË, SHPEJT DHE LEHTË!

Data e lajmit: 03 Nov 2026

PAGUAJ ME KARTË, SHPEJT DHE LEHTË!

Më shumë lehtësi, më pak kohë për pagesat në sportelet e DPSHTRR!

Pagesat elektronike përmes terminaleve POS janë një alternativë praktike për qytetarët, duke e bërë procesin e pagesës më të shpejtë, më të sigurt dhe më të thjeshtë.

6,472 shërbime janë paguar elektronikisht përmes terminaleve POS, që prej muajit prill 2026, kur nisi ofrimi i kësaj risie në sportelet e DPSHTRR.

Pa pasur nevojë për para cash, mjafton karta juaj bankare!

DPSHTRR vijon të përmirësojë shërbimet, duke ofruar zgjidhje praktike që kursejnë kohë dhe lehtësojnë përditshmërinë e qytetarëve.