Kontrolli Teknik i Mjeteve | Janar – Tetor 2026

Data e lajmit: 12 Nov 2026

Raportimi mbi regjistrimin e mjeteve | Janar – Tetor 2026

Të dhënat për 10-mujorin e vitit 2026 pasqyrojnë ecurinë e regjistrimeve të reja, rinovimin e flotës së mjeteve, rritjen e automjeteve elektrike dhe largimin nga qarkullimi të mjeteve të vjetra.

Disa nga treguesit kryesorë:

81,761 mjete të regjistruara për herë të parë, nga të cilat:

64,845 autovetura, ose 79.3% e totalit.

Trendi drejt mjeteve më të pastra dhe më të reja:

8,891 mjete All-Electric, me rritje 93% krahasuar me vitin 2025.

11,736,120 kg CO₂/vit më pak nga mjetet All-Electric të regjistruara.

21,597 mjete të moshës 0–4 vjeç, me rritje 31%.

83.3% e autoveturave janë të standardit Euro 5 e lart.

73.1% e autoveturave 0 km janë Electric, Hybrid ose Plug-in.

Çregjistrimi i mjeteve të vjetra:

8,570 mjete të çregjistruara përfundimisht, me moshë mesatare 22 vjeç, 21.2% më shumë krahasuar me vitin 2025.

5 origjinat kryesore të mjeteve të regjistruara:

Koreja e Jugut – 26.3%

Kina – 16.2%

Gjermania – 12%

Italia – 11.4%

SHBA – 8.1%

Zvicër - 6.9%