Përfundoi me sukses ankandi i parë elektronik i targave të personalizuara!

Data e lajmit: 11 Nov 2026

 PËRFUNDOI ME SUKSES ANKANDI I PARË ELEKTRONIK I TARGAVE TË PERSONALIZUARA!

Një tjetër hap drejt digjitalizimit të shërbimeve, me një proces 100% online, transparent dhe të aksesueshëm.

 Ky ankand shënoi një moment të veçantë për DPSHTRR-në, duke mundësuar për herë të parë shitjen përmes ofertimit elektronik të një targe të personalizuar me 4 karaktere.

 Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për interesimin dhe besimin!

 Ankandi i radhës po vjen me kombinime të reja dhe mundësi të tjera për të bërë targën tuaj unike!