3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

You are here

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

 DPSHTRR, edhe pse një ent me veprimtari në fushën e automotorizimit, e ka vërtetuar prej kohësh tanimë përmes fushatave, masave dhe projekteve të ndërmarra që është i fokusuar drejt promovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ndaj në ditën ndërkombëtare të biçikletës risjellim në vëmendjen tuaj disa arsye se përse duhet të rrisim përdorimin e saj:

 E thjeshtë për t'u mësuar dhe i përballueshëm ekonomikisht nga të gjithë;

 Stimulon frymën e edukimit fizik tek fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit;

 Përmirëson mirëqënien tuaj mendore dhe fizike;

 Nxit promovimin e tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë në shoqëri;

 Një sistem transporti i qëndrueshëm ndikon në luftën e përbashkët botërore kundrejt ngrohjes globale duke ndikuar në arritjen e qellimeve për zgjidhje të qëndrueshme.

 Rrugët dedikuar biçikletave janë të integruara në sistemin e transportit publik në pjesën më madhe të qyteteve të Shqipërisë, ndaj për të qëndruar më të shëndetshëm, për të reduktuar emisionet e gazrave në ambient, për të shmangur pritjet në trafik me makinë dhe për të patur disa para më shumë në xhepin tuaj në fund të muajit PEDALONI MË SHUMË!