Siguria Rrugore

You are here

Një ditë plot ritëm, buzëqeshje dhe mësim ndryshe! 

Një ditë plot ritëm, buzëqeshje dhe mësim ndryshe! 

Fëmijët e shkollës “Fadil Gurmani” në Elbasan u bënë pjesë e një ore interaktive mbi sigurinë rrugore, ku përmes lojërave, pyetjeve dhe demonstrimeve zbuluan rëndësinë e çdo semafori, çdo vije të bardhë dhe çdo rregulli që na mbron në rrugë. 

Me energjinë dhe kureshtjen e tyre, ata na kujtuan se kujdesi dhe përgjegjësia nisin që në vegjëli.

Në bashkëpunim me Nona Festival, zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim me nxënësit e shkollës “Liri Gero” në qytetin e Fierit. 

Në bashkëpunim me Nona Festival, zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim me nxënësit e shkollës “Liri Gero” në qytetin e Fierit. 

Fëmijët mësuan për rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e kujdesit në rrugë dhe respektimit të shenjave rrugore, ndërsa përmes lojërave, pyetjeve dhe demonstrimeve argëtuese sollën buzëqeshje, gëzim dhe ndërgjegjësim për të gjithë pjesëmarrësit.

Ndonjëherë mjafton ta shohim ndryshe për të gjetur zgjidhjen!

Ndonjëherë mjafton ta shohim ndryshe për të gjetur zgjidhjen!

Ky mund të jetë momenti yt për të sjellë ndryshimin!

 Mos e humb mundësinë!

Një ditë vjeshte e ndriçuar nga shkolla “Rreze Drite”, në Orën e Sigurisë Rrugore.

Një ditë vjeshte e ndriçuar nga shkolla “Rreze Drite”, në Orën e Sigurisë Rrugore.

Sot, bashkë me nxënësit e kësaj shkolle plot energji e dashuri për dijen, zhvilluam Orën e Sigurisë Rrugore.

Fëmijët mësuan si të ecin me kujdes, të respektojnë rregullat dhe të kujdesen për veten dhe të tjerët në rrugë. 

Një orë që solli shumë buzëqeshje, dije dhe rreze shprese për një brez më të ndërgjegjshëm dhe një të ardhme më të sigurt në rrugë! 

 

 Tradita që na bashkon - Siguria rrugore në Përmet.

 Tradita që na bashkon 

Dje, në zemër të Përmetit, u zhvillua festa e “Nonës” – një ditë e mbushur me muzikë, valle, shije të traditës dhe gëzim që na rikthen tek rrënjët tona.

 Pjesë e festës ishte edhe DPSHTRR me mesazhe dhe aktivitete për sigurinë rrugore, duke kujtuar se rrugët e sigurta fillojnë nga ne.

 Aroma e gatimeve, tingujt e polifonisë dhe mikpritja përmetare e bënë këtë ditë të paharrueshme.

 Siguria rrugore në zemër të Përmetit!

 Siguria rrugore në zemër të Përmetit!

Gjatë Nona Festival sollëm energji, muzikë dhe mesazhe të rëndësishme për një lëvizje të sigurt për të gjithë!

Fushata Sensibilizuese “Learn – Ride – Enjoy – Repeat”

Edhe pilotët më të mirë e rifreskojnë dijen. Edhe motoristët me përvojë stërviten dhe kujtojnë rëndësinë e rregullave. Përsëritja e sjelljeve të sigurta të bën më të shpejtë në reagim dhe më të mirë në vendimmarrje.

 Praktiko. Kujto. Reflekto.

Fushatë Sensibilizuese - Siguri Rrugore

Të drejtosh një motor ka emocion, por edhe përgjegjësi.

Asgjë s’të jep ndjesinë e shijimit të rrugëtimit si një motor, por çdo kthesë kërkon përqendrim, çdo nxitim kërkon gjykim. Shpejtësia nuk ka kuptim pa kontrollin.

Shijo udhëtimin, por mos harro ji gjithmonë përgjegjës për jetën tënde dhe të të tjerëve.

Fushatë Sensibilizuese - Siguri Rrugore

Nuk mjafton të duash motorin, duhet të dish edhe si ta drejtosh atë.

Njohja e rregullave të qarkullimit, përdorimi i duhur i pajisjeve mbrojtëse dhe trajnimi praktik janë thelbësore për jetën tënde dhe të tjerëve në rrugë.

 Mëso që të mos gabosh.

 “SIGURIA RRUGORE” është një nga projektet më të dashura të DPSHTRR-së.

 “SIGURIA RRUGORE” është një nga projektet më të dashura të DPSHTRR-së – një mision me rëndësi jetike për komunitetin dhe për të ardhmen e fëmijëve që nesër do të jenë drejtuesit e mjeteve rrugore!

 Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, raportohen:

 633 fëmijë pjesëmarrës në:

 FUSHATËN EDUKATIVE PËRMES ORËVE TË EDUKIMIT NË SHKOLLAT 9-VJEÇARE TË SHQIPËRISË

 Së bashku me zhvillimin e sektorit automotiv përparohen edhe sfidat që organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare ndërmarrin përmes iniciativave të ndryshme mbi përmirësimin e sigurisë rrugore globale!

 Së bashku me zhvillimin e sektorit automotiv përparohen edhe sfidat që organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare ndërmarrin përmes iniciativave të ndryshme mbi përmirësimin e sigurisë rrugore globale!

 Promovimi ynë i rradhës: suportojmë fushatën “Learn – Ride – Enjoy – Repeat” për trajnimin në shkallë të gjerë të organizuar nga Shoqata Evropiane e Industrisë së Motocikletave (ACEM) dhe Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit (FIM), të cilët kanë bashkuar forcat për të rritur sigurinë e drejtuesve të motomjeteve në gjithë Evropën.

 Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë epiqendra e emocionit, lëvizshmërisë dhe argëtimi përgjatë datave 9, 10 dhe 11 Maj!

 Tring, tring prindër dhe fëmijë! Kemi një lajm të bukur për të gjithë ju!

 Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë epiqendra e emocionit, lëvizshmërisë dhe argëtimi përgjatë datave 9, 10 dhe 11 Maj!

Dhe padyshim që në këtë festë nuk mund të mungojë Këndi i Sigurisë Rrugore, ku çiklistët tanë të vegjël do të mësojnë rregullat e qarkullimit dhe do të tregojnë aftësitë e tyre në pedalim!

 09 Maj - Në Durrës, pranë Muzeut të Dëshmorëve.

 Sot patëm kënaqësinë të ishim pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kosova”, ku zhvilluam aktivitetin ndërgjegjësues për sigurinë rrugore! 

 Sot patëm kënaqësinë të ishim pranë nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kosova”, ku zhvilluam aktivitetin ndërgjegjësues për sigurinë rrugore! 

Përmes lojërave interaktive, fëmijët u angazhuan me entuziazëm duke mësuar rregullat bazë të qarkullimit në mënyrë zbavitëse dhe edukative. 

Argëtimi dhe edukimi ecin dorë për dore – dhe këtë e dëshmuan fytyrat e vogëlushëve gjatë aktivitetit! 

 Çdo javë në qytete të ndryshme me Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore!

 Çdo javë në qytete të ndryshme me Këndin Lëvizës të Sigurisë Rrugore!

 Fotoalbumi nga aktiviteti edukativ i Sigurisë Rrugore me vogëlushët e Fierit! 

Mësojmë rregullat, sinjalistikën, sjelljen e sigurt në rrugë, situata praktike, simulime, pedalim, kalim në vendet e duhura dhe ilustrime të bukura! 

Për më shumë informacion:

Sinjalet Rrugore

FËMIJË

 Ku e ndeshim?

Ky sinjal vertikal rreziku vendoset, si rregull, në rrugë interurbane, 150 metra përpara vendit ku mund të lëvizin fëmijë.

 Në rrugët urbane, sinjali mund të gjendet pranë mjediseve që frekuentohen nga fëmijët, si për shembull, shkolla, kopshte, kënde lojërash, etj. Në prani të këtij sinjali duhet të ulni shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të ndaleni.

Një ditë e veçantë dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë në rrugë, së bashku me fëmijët dhe ekipin e Sigurisë Rrugore!

Një ditë e veçantë dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit për sigurinë në rrugë, së bashku me fëmijët dhe ekipin e Sigurisë Rrugore!

Bashkë me vogëlushët, në sheshin Europa, do të zhvillojmë aktivitete praktike, lojëra edukative dhe mësime të rëndësishme për lëvizjen e sigurt në rrugë.

Sepse fëmijët janë e ardhmja dhe edukimi fillon që në fëmijëri! 

 Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore vizitoi sot shkollën “Qemal Mici” në Durrës!

 Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore vizitoi sot shkollën “Qemal Mici” në Durrës!

 Fëmijët patën mundësinë të mësojnë mbi rregullat e qarkullimit rrugor përmes lojërave dhe aktiviteteve zbavitëse. 

Mësimi bëhet shumë më i lehtë dhe më i bukur kur shoqërohet me argëtim dhe këtë e përjetuam sot në çdo buzëqeshje të fëmijëve! 

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore është rikthyer sërish për të vijuar me orët edukative nëpër shkolla! 

Ekipi ynë i Sigurisë Rrugore është rikthyer sërish për të vijuar me orët edukative nëpër shkolla! 

Sot ndalesa jonë ishte Deutsch-Albanische Schule, ku nxënësit u angazhuan me shumë entuziazëm për të mësuar më shumë rreth rregullave të sigurisë rrugore dhe sjelljes së përgjegjshme në trafik.

Faleminderit stafit dhe nxënësve për mikpritjen dhe bashkëpunimin! 

RRUGË E RRËSHQITSHME 

RRUGË E RRËSHQITSHME 

 Ky sinjal njofton një pjesë rruge të rrëshqitshme, për shkak të pranisë së ujit, baltës, dëborës, akullit apo papastërtive të tjera në asfalt. Në mënyrë që të shmangni humbjen e kontrollit të mjetit, në prani të këtij sinjali duhet të ulni shpejtësinë dhe të evitoni manovrat e menjëhershme.

 Hapësira e frenimit mund të rritet, për shkak të uljes së fërkimit të gomave me sipërfaqen e asfaltit.

Sinjalet Rrugore

URË E LËVIZSHME 
 Ku e ndeshim?
Ky sinjal vendoset 150 metra larg urës së lëvizshme, mbi panelin largësi-tregues me tri shirita të kuq të pjerrët.
 Sinjali paralajmëron një urë të lëvizshme, të manovrueshme.
 Ai mund të shoqërohet me panele plotësuese, që tregojnë orarin e manovrave. Pas këtij sinjali mund të ndeshni edhe sinjalin e ndriçuar me dy drita të kuqe; në rastin kur dritat ndizen në mënyrë të alternuar, duhet të ulni shpejtësinë dhe të ndaloni mjetin.

A e dini sa të rëndësishme janë rregullat e sigurisë rrugore?

A e dini sa të rëndësishme janë rregullat e sigurisë rrugore?

Vogëlushët e shkollës “Fiqiri Kurti”, në Kavajë, mësuan si të sillen si këmbësorë, pedalues apo drejtues mjeti, duke u njohur me tabelat e sinjalistikës dhe rregullat e qarkullimit rrugor. 

Ekipi i ynë u angazhua që ky mësim të jetë sa më i qartë dhe zbavitës.

 Zotëroni një kartë memorie tahograf dhe afati i vlefshmërisë ka përfunduar?!

 Zotëroni një kartë memorie tahograf dhe afati i vlefshmërisë ka përfunduar?!

 Brenda 5 ditë pune ju do të pajiseni me kartën e rinovuar!

Hapat që duhet të ndiqni:

 Drejtohuni pranë sportelit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ku keni vendbanimin me:

Mjet identifikimi të vlefshme;

Lejen e drejtimit që zotëron të vlefshme;

Sinjalet Rrugore

Panelet Largësi - Tregues 

 Ku e ndeshim?

Këto sinjale vendosen përpara një kalimi në nivel, pavarësisht nëse është i mbrojtur me barriera apo jo.

 Paneli i parë, me tre shirita të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 150 metra përpara linjës hekurudhore ose përpara sinjalit “Urë e lëvizshme”;

 Paneli i dytë, ai me dy shirita të kuq të pjerrët, vendoset në distancën 100 metra;

Sinjalet Rrugore

Vendkalim Këmbesorësh

Ku e ndeshim?

Sinjali vendoset 150 metra përpara sinjalizimit horizontal të një vendkalimi këmbësorësh (vijat e bardha), në rrugët interurbane dhe në disa rrugë urbane.

 Në prani të këtij sinjali janë të ndaluara manovrat e parakalimit, qëndrimi dhe pushimi mbi vijat e bardha.

 Drejtuesit e mjeteve duhet të ulin shpejtësinë dhe të ndalojnë në prani të këmbësorëve.

Raporti Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Dhjetor 2024.

Një tjetër vit i mbyllur me sukses për shërbimin e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR-së. 

Janar-Dhjetor 2024 ndan të dhënat në vijim mbi shërbimin e Kontrollit Teknik: 

Testimi i mjeteve 

 428,139 mjete të testuara, ose +8.2% krahasuar me Janar-Dhjetor 2022;

 84.1% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 35.4% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Mjete të ngelura në testim 

—> 31% e totalit të mjeteve kanë ngelur.

Arsyet e ngeljes 

—> 46% Mangësi vizuale e funksionale;

Siguria rrugore është një sfidë që kërkon angazhim nga të gjithë!

Siguria rrugore është një sfidë që kërkon angazhim nga të gjithë!  Mënyra më e mirë për t’ju mësuar fëmijëve rregullat e sigurisë rrugore që në vegjëli është t’ia tregojmë në mënyrë praktike e zbavitëse.

Sot, në shkollën "Sulë Harri", realizuam një aktivitet të tillë, ku fëmijët mësuan për sigurinë në rrugë në mënyrë argëtuese dhe edukative. 

Për një të ardhme më të sigurt, le të kontribuojmë të gjithë! 

Ndalesa e sotme e ekipit të Sigurisë Rrugore ishte në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bedri Llagami” , ku zhvilluam një orë edukative me nxënësit e klasave të pesta. 

Ndalesa e sotme e ekipit të Sigurisë Rrugore ishte në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Bedri Llagami” , ku zhvilluam një orë edukative me nxënësit e klasave të pesta. 

Në pjesën teorike, fëmijët u njohën me rregullat e sigurisë rrugore dhe pastaj i zbatuan ato në praktikë në cirkuitin e përgatitur për ta. 

E ku ka më bukur se të mësosh dhe argëtohesh njëkohësisht.

 SIGURIA NË DHE E PËRDORUESËVE TË SAJ, PRIORITETI YNË! 

 SIGURIA NË DHE E PËRDORUESËVE TË SAJ, PRIORITETI YNË! 

Statistikat e Janar-Shtator 2024, janë optimiste pasi u prezantuam me një trend rënës të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore krahasuar me të dhënat e viteve 2019 dhe 2023.

Ju prezantojmë në vijim me disa statistika kryesore të rëndësishme për misionin kombëtar për “Shqipërinë e Rrugëve të Sigurta”:

 43% më pak viktima krahasuar me vitin 2019;

Sinjalet e rrezikut!

Jeni duke udhëtuar me mjet dhe keni pasiguri mbi vijimin e rrugëtimit tuaj për “Kurriz në Rrugë”?

 Mos u shqetësoni!

Sinjalet rrugore të parandalimit të rrezikut ju vijnë në ndihmë 150 m përpara pikënisjes së rreziqeve potenciale të mësipërme të cilat kanë si qëllim të rrisin vigjilencën tuaj!

KURRIZ NË RRUGË

 Paralajmëron atë pjesë të rrugës ku fillon një e përpjetë, e ndjekur nga një e tatëpjetë.

Pages


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”